“Merre pasaportën ke një kafe”, tentoi të korruptojë policin me 10 euro, e pëson keq qytetari

Leda Hysa

Një shtetasi shqiptar gjoba nga 10 euro, i shkoi 1200 euro dhe kjo për shkak se tentoi të korruptonte policin.

Një shtetas i Shqipërisë në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, ka tentuar t’i ofrojë ryshfet në vlerë 10 euro një polici kosovar, raportojnë mediat në Kosovë.

Gjykatën Themelore në Prizren, pas pranimit të fajësisë, e dënoi qytetarin me 1,200 euro gjobë.

Ai akuzohet se me 19 gusht 2020, rreth orës 10:03 minuta, në mënyrë të drejtpërdrejt i ofron personit zyrtar të Policisë në doganën Vërmicë shumën e të hollave prej 10 euro, si dhuratë e paarsyeshme.

Gjatë hyrjes në doganë, drejtuesit të një automjeti i janë kërkuar pasaportat e pasagjerëve. Teksa dorëzon tre pasaporta, qytetari i ka thënë “pasaportën time ke një kafe”.

Me këto veprime, Bekim Basha akuzohet se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” dhe është gjobitur me 1200 euro.

 

l.h/ dita

Share This Article