Meta i dorëzon Flamurin Kombëtar atletit Smalaj

Dita

Presidenti Ilir Meta i ka dorëzuar Flamurin Kombëtar kampionit të Ballkanit dhe Europës në kërcimin së gjati, atletit Izmir Smalaj.

Meta shprehu mirënjohjen për angazhimin serioz në përgatitjen e delegacionit sportiv, i cili do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” në Spanjë.

“Ju uroj të jepni më të mirën, energjinë tuaj dhe aftësitë tuaja në garat dhe ndeshjet ku ju do të garoni. Sporti është një element i çmuar që na ndihmon në rritjen e identitetit kombëtar, për të qenë sportistë të mirë dhe qytetarë të devotshëm. Suksese dhe përfaqësim sa më dinjitoz të ngjyrave kuq e zi të flamurit kombëtar në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” në Spanjë. Uroj që sportistët që përfaqësojnë ekipin e Shqipërisë të arrijnë rezultate të larta e sa më shumë medalje në këtë vit mbarëkombëtar të Skënderbeut”– tha Meta.

Ndërkohë, kampioni Izmir Smajlaj u shpreh se: “është nder dhe krenari për mua të mbaj flamurin kombëtar. Uroj të marrim sa më shumë medalje.”

s.a/dita

Share This Article