Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar takime me deputetët dhe ministrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në kabinetin qeveritar. Takimi është zhvilluar në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Fillimisht, Meta ka zhvilluar një takim me ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, ndërsa ka vijuar takimet me Luan Ramën, Petrit Vasilin, Vangjel Tavon dhe ministrat Lefter Koka dhe Edmond Haxhinasto e Edmond Panariti. Kujtojmë se në orën 13:00, LSI-ja ka njoftuar mbledhjen e Kryesisë së Partisë. Takimet vijnë në një kohë që po diskutohet intensivisht reforma në drejtësi. /Dita/
