Mjeku reanimator mposht koronavirusin pas 20 ditësh në terapi intensive

Ornela

Mjeku i njohur, Alban Hatibi, ka fituar betejën me koronavirusin.

Mjeku reanimator ka lënë sot spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, ku është kuruar për më shumë se tri javë.

Ai ka qëndruar për plot 20 ditë në terapi intensive, në gjendje të rënduar, por ja ka dalë të mposhtë virusin e rëndë.

Hatibi u infektua teksa po kuronte pacientët me koronavirus, por fatmirësisht pritet të rikthehet sërish në krye të detyrës.

o.j/dita

Share This Article