Thuajse të gjithë njerëzit, kur bëjnë seks, përpiqen të mos bëjnë gabime.
Ata ndjejnë një frikë të pakuptimtë, kur duhet t’i lënë energjitë erotike ta drejtojnë ato aktin seksual. Frika se mos dështojnë seksualisht mpak energjitë e tyre seksuale.
Frika se mos tregohen jo normalë seksualisht, i shtyn njerëzit që ta përmbajnë veten dhe të mos e shprehin atë që ndjejnë e që është natyrale gjatë lojës seksuale.
Kjo do të thotë t’i ndalosh trupit zërin, nuhatjen, frymëmarrjen dhe lëvizjet e tij natyrale. Kjo frenon kënaqësinë dhe arritjen e orgazmës.
E njëjta frikë i detyron njerëzit që gjatë marrëdhënies seksuale të observojnë veten dhe të monitorojnë përgjigjen e partnerit ndaj veprimeve të tyre.
Në vend që të gëzojnë trupat dhe ndjenjat e tyre, ata vlerësojnë mënyrën si aktrojnë. Kjo bën që seksi të mos jetë gëzim i perfeksionit të tyre human, por të bëhet një mundësi më shumë për dështim.
Kërkesa e fortë e vazhdueshme për të qenë “normalë”, sjell pikërisht “anormalen”, frikën prej seksualitetit.
Njerëzit, që janë të shqetësuar nga që mendojnë se nuk janë seksualisht normalë, janë kapur në një dilemë të dhimbshme. Shumë të tjerë që ndjejnë se janë normalë, jetojnë me frikën se mos e humbasin statusin normal.
Mënyra e vetme për t’iu shmangur ankthit, është të kuptoni se nocioni “normal” është i parëndësishëm.
Natyra na ka bërë një dhuratë të bukur, kur na dha seksualitetin, me të cilin askush nuk ndjehet keq. Ju duhet të ndjeheni gjithmonë vetia juaj.
Kurrë nuk do të ndjeheni keq dhe kurrë nuk do të dëmtoni njeri, po qe se do të bëni seks të ndershëm, të përgjegjshëm dhe me mirëkuptim.
Padija, ose kujdesi i tepruar për atë që është seksualisht normale, është demonstrim i mungesës së njohurive seksuale, që në shumicë i kemi trashëguar nga shoqëritë represive, nëpër të cilat kemi kaluar.
d.a. / dita