Ministri Nasip Naço heq kostumin zyrtar dhe i rikthehet rafting sportiv, energjik dhe me shpirt sfidues.
Ministri i Drejtësisë këtë fundjavë ka zgjedhur një sport në skuadër si rafting për të treguar më shumë rreth Skraparit dhe potencialeve turistike të zonës.
I shoqëruar nga guidat profesionale të Federatës Shqiptare të Rafting, Ministri ka lundruar nëpër Kanionet e Osumit duke shfaqur shpirtin e garës, të punës në grup dhe sportivitetin e tij.
Mes 50 vizitorëve gjatë rafting, Naço nuk ka pushuar në asnjë moment së treguari për bukuritë e Kanioneve, resurset e Skraparit dhe projektet konkrete për ta kthyer zonën në një destinacion për eko-turizmin dhe atë të aventurës.
“Kanionet e Osumit, Skrapar janë bukuritë shqiptare të cilat duhen vizituar të paktën një herë në jetë” është shprehur Ministri Naço në përfundim të aktivitetit sportivo-turistik të rafting.








