Ndërron jetë 11-vjeçari që u aksidentua pak ditë më parë në Kukës

Leda Hysa

Një fëmijë 11-vjeç që u aksidentua nga një makinë pak ditë më parë në Kukës, fatkeqësisht ka ndërruar sot jetë në spital.

Fëmija u aksidentua në lagjen Gostil, në qytetin verilindor, nga një automjet dhe mbeti i plagosur rëndë.

Fëmija 11-vjeç me inicialet E.M u transportua pas aksidentit drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për të mbajtur në jetë, ai nuk ia ka dalë dot.

Drejtuesi i mjetit, A.H, 35-vjeç pas aksidentit u largua nga vendngjarja por më ps është vetëdorëzuar në polici.

 

l.h/ dita

Share This Article