“Nëse reforma në drejtësi dështon, turpëroni veten dhe marrëdhëniet me SHBA e BE”

Elton Tafaruci

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu ka folur shqip në mbledhjen e sotme të komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi, duke u bërë thirrje deputetëve të të dyja palëve politike që të miratojnë këtë reformë.

“Nëse kjo reformë dështon, ju turpëroni veten përpara atyre që ju kanë zgjedhur dhe gjithashtu do të turpëroni marrëdhënien tuaj me SHBA dhe BE. Fatmirësisht, ne së bashku nuk do të lejojmë që të dështojë. Vendi po shpreson që ju ta realizoni këtë reformë më sukses dhe ne do tju ndihmojmë”, tha Donald Lu përpara deputetëve.

Diplomati u bëri thirrje deputetëve që “t’i lënë lojrat politike”, në të kundërt do të përballen me zemërimin e qytetarëve dhe kjo sipas tij do të duket në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2017.

“Qytetarët e kërkojnë këtë reformë. 91% e mbështesin këtë reformë. Mendojeni pak. Shqiptarët nuk bien dakort për shumë gjëra e megjithatë 91% bien dakort. Nëse mendoni se mund të mbroni gjykatësit duke penguar reformën, do të përballeni me zemërimin e qytetarëve shqiptarë zgjedhjet e ardhshme. Ndaloni lojërat politike dhe filloni ta përfundoni këtë reformë. E keni për detyrë”, shtoi Lu.

Share This Article