Vrau me pagesë shqiptarin në sy të gruas dhe djalit, dënohet me burgim të përjetshëm 24-vjeçari suedez (FOTO)

redaktor

 

 

Është dhënë në Londër dënimi për suedezin që vrau shqiptarin Alex (Flamur) Beqiri. Disa ditë më parë gjykata e kishte shpallur fajtor kikbokserin Anis Hemiss, të premten ajo shpalli dënimin e tij me burgim të përjetshëm me një afat minimal apelimi prej 35 vjetësh.

Flamur Beqiri, 36 vjeç, u qëllua për vdekje në pragun e shtëpisë së tij në sy të gruas dhe djalit të tij ditën e Krishtlindjeve, në vitin 2019.

Kamerat e sigurisë kanë zbuluar momentet pak para se të ndodhte krimi, ku Beqiri shihet teksa i afrohet shtëpisë.

Një tjetër video, tregon momentin ku ekzekutuesi, Anis Hemissi, shfaqet i veshur si punonjës pastrimi dhe monitoron lëvizjet në shtëpinë e shqiptarit.

Vrasësi njihet si kickboxer
Alex (Flamur) Beqiri njihej si producent
Viktima ishte dhe vëllai i Misse Beqiri, një yll i emisioneve reality në TV

Mediet e huaja raportuan se eleminimi i tij ka të bëjë me disa vrasje të ngjashme mes bandave të shqiptarëve në Europë duke theksuar se ai ishte ndër më të kërkuarit në Suedi.

Beqiri njihej si producent dhe kishte kombësi suedeze dhe shqiptare.

Në dukje merrej me muzikë, por hetimet nxorrën se ishte i përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të drogës nga Spanja në Holandë e më gjerë.

Para vrasjes, sipas autoriteteve ai tregohej i kujdesshëm dhe ruhej gjatë gjithë kohës.

n.s. / dita

 

Share This Article