Në kuadër të zgjerimit të redaksisë online, futjes së shërbimeve audio dhe video, Dita kërkon gazetarë, fotoreporterë, redaktorë dhe spiker / spikere lajmesh.
Eksperienca është e mirëpritur, por jo e domosdoshme.
Inkurajojmë në mënyrë të veçantë të rinjtë (të diplomuar ose në periudhë studimesh) të cilët kanë ambicie dhe pasion për gazetarinë dhe synojnë një karrierë serioze dhe afatgjatë në media.
Për ata që do përzgjidhen për foton dhe gazetarinë investigative kompania ofron mundësi trajnimesh dhe zhvillimi profesional.
Të interesuarit duhet të dërgojnë një letër interesimi në [email protected] ose të kërkojnë një orar intervistimi duke shkruar në numrin e kontaktit +355 68 90 73 730.
Intervistat zhvillohen pranë redaksisë së gazetës Dita, rruga Donika Kastrioti, vila përballë qendrës Coton, pas godinës së Kuvendit dhe në zyrat e botuesit, Rogner Hotel, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë,
Ju mirëpresim
Redaksia e Dita Online