Parashikimi: Vazhdon edhe sot moti i qëndrueshëm, por mbrëmja dhe nata do shtojnë vranësirat, në veri pritet të bjerë dëborë

redaktor

 

Sipas MeteoAlb vendi ynë deri në orët e pasdites do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta.

Por mbrëmja dhe nata shtojnë vranësirat në territor duke sjellë dhe reshje të pakta dhe të izoluara shiu në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të ketë rishfaqje të flokëve të dëborës.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

o.p. / dita

 

Share This Article