Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë.
Sipas IGJEUM, gjatë ditës së sotme priten reshje të dobëta shiu në Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Ndërsa në veri të vendit, mbi 300m mbi nivelin e detit, reshjet priten të jenë në formë dëbore.
Temperaturat pritet të variojnë nga 3 / 12 °C në zonat bregdetare; në vendet e ulëta: 0 / 10 °C; ndërsa në vendet malore: -8 / 5 °C.
Sa i përket erës, ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
HARTA LIVE:
o.p./dita
