Në Malin e Zi po mbahen sot zgjedhjet parlamentare në të cilat marrin pjesë 6 koalicione dhe 5 parti politike.
540,026 qytetarë kanë të drejtë vote në këto zgjedhje.
Sipas raportimeve të mediave vendase, deri në orën 13.00 të pasdites, në qendrat e votimit u paraqitën 51.5 për qind të votuesve.
Si duket, pjesëmarrja në këto zgjedhje është shumë herë më e lartë se në Parlamentaret e mbajtura në vitin 2016. Aso kohe, pjesëmarrja deri në orën 13:00 të pasdites ishte 39.9 përqind, që është 14.2 përqind më pak se sot.
l.h/ dita
