Pas Presidentit Bujar Nishani, edhe Partia Republikane depoziton në Gjykatën Kushtetuese një padi kundër ligjit për pronat.
Kërkesa u depozitua nga Arjan Madhi dhe Maks Begeja. Republikanët kërkojnë shfuqizimin e ligjit si të papërputhshëm me Kushtetutën.
“Ligji për pronat bie ndesh me të drejtat e njeriut”, thotë PR-ja, duke kërkuar shfuqizimin e tij.
