Tashmë parku në afërsi të stadiumit “Dinamo” i shndërruar prej kohësh në një treg makinash të përdorura është rikthyer në identitet, në një hapësirë në shërbim të qytetarëve të Tiranës.
“Parkimi i zënë me makina që shiten tek stadiumi “Dinamo” do lirohet. Ka kohë deri fundjavën tjetër.Makinat e përdorura të shkojnë ku të duan, të paguajnë taksë shitjeje. Ky është parkinmg për banorët e zonës së stadiumit “Dinamo” , raporton Ora.
Ky paralajmërim i kryebashkiakut Veliaj me 6 gusht 2015 ka mjaftuar që banorët të mos presin ndërhyrjen e policisë bashkiake por ti zhvendosin vetë automjetet.
