Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të dalë sot në një konferencë për shtyp.
Mësohet se Tahiri pritet të dalë në orën 10:00 tek Kryesia e Kuvendit.
Burime pranë ish-ministrit bëjnë me dije se ai ka kërkuar fjalën në seancën parlamentare, por me sa duket nuk është lejuar.
Për këtë ai do të flasë me publikun nëpërmjet mediave.
Kujtojmë se Tahiri ishte pjesëmarrës në seancën e fundit plenare, prania e të cilit duket se shkaktoi trazira në Kuvend.
Këto të fundit u përshkallëzuan edhe me komente “analizuese” të opozitës nëpër rrjetet sociale.
s.a/dita
