Përfshihet nga zjarri apartamenti në Korçë, shkak bombola e gazit

Leda Hysa

Një zjarr masiv ka përfshirë një banesë në katin e dytë të një pallati në Korçë, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Fatmirësisht çifti i bashkëshortëve që jetonin aty kanë dalë nga apartamenti pa u dëmtuar.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme te mëdha materiale ne banesë.

Bombola ka qenë në ballkonin e apartamentit, aty ka ndodhur edhe shpërthimi duke rrezikuar kështu edhe banesat e tjera pranë.

Policia dhe forca zjarrfikëse ndodhen ne vendin e ngjarjes ndërsa është bërë e mundur izolimi i flakëve.

 

l.h/ dita

Share This Article