Tash del fare pastër,
se atë përgjim,
e sajoi PD-ja,
për destabilizim!
Përpara një muaji,
nuk do ta besonin,
se ka një aktor,
që lojti Agronin!
Për punën e bërë,
ky po kërkon lekët,
dhe kurvës PD-ë,
krejt ja hoqi brekët!
Nuk do ta besonte,
kurrë vegjëlia,
se sa larg kish shkuar,
aty marrëzia!
Në një emision,
Sala deklaroi,
se me shumë kujdes,
PD-ja përgjoi!
Mediat ndyrësira,
që thelluan lojën,
tani-për aktorin,
e kanë mbyllur gojën!
S’e zënë në gojë fare,
këta të tejlodhur,
injorojnë faktin,
sikur nuk ka ndodhur!
Kauçuku Fevzo,
kundër shokut Gone,
bëri pak a shumë,
dhjetë emisione!
Që të gjithë e pamë,
që i marrtë lumi,
se si në ekstazë,
kish kaluar llumi!
Tri yjet e SHQUPIT,
edhe gazetari,
kishin bërë vërtetë,
një skenar gomari!
Kuptoi vegjëlia,
këtë plan kodosh,
ndaj sheshi protestës,
mbeti fare bosh!
Mostrat e përgjimit,
nuk mundet t’i falin,
po ca fletë arresti,
me urgjencë të dalin!
Saliu i pari,
edhe Luli dy,
duhet sa më parë,
të shkojnë në qeli!
Ish ministri Bardhi,
dhe ata të dy,
duhet që Lulushit,
t’i bëjnë shoqëri!
Flas për Alibeun,
edhe për Ervinin,
që synuan flakën,
Atdheut t’i vinin!
Destabilizimi,
nga këta Babale,
është vepër e rëndë,
super kriminale!
Hezitim mos ketë,
për ta asnjëçik’,
sigurinë e vendit,
e vunë në rrezik!
Duhet të nxitojë,
zonja drejtësi,
për të vënë këtu,
një standard të ri!
Të gjithë llumnajën,
që është implikuar,
duam ta shikojmë,
me pranga në duar!
Me fatet e vendit,
ca si shumë u tallën,
po vetes së tyre,
këtë herë ja kallën!
ARBEN DUKA
