Po dërgonte një të sëmurë në spital, makina del nga rruga dhe aksidenton pronaren e një pike karburanti

Leda Hysa

Një aksident ndodhi pak çaste më parë, pranë një pike karburanti në dalje të qytetit të Prrenjasit në aksin për në Librazhd.

Një automjet i cili po transportonte një të sëmurë për në spitalin e Librazhdit, si pasojë e shpejtësisë së madhe ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pikën e karburantit, duke aksidentuar një grua.

Si pasojë e këtij incidenti ka mbetur e dëmtuar pronarja e pikës së karburantit, e cila ndodhej në ambientet ku makina humbi kontrrolin dhe u përplas me të.

Shtetasja e aksidentuar Merita Dulo, u dërgua për mjekim të menjëhershëm në spitalin e Prrenjasit.

Më pas ajo u nis  për një mjekim më të specializuar në spitalin e Librazhdit.

 

l.h/ dita

Share This Article