PRANVERA BRENDA SHTËPISË: Disa këshilla praktike nga Fatma

redaktor

 

Arkitekte Fatma Diko

Botuar në DITA

Ndërsa lundrojmë në një botë post COVID, ne po pastrojmë negativen dhe po sjellim pozitiven. Por nëse pandemia na ka mësuar diçka, është se shtëpitë tona janë në të vërtetë kështjellat tona mbrojtëse.

Ndryshimi i stinëve është një justifikim i mrekullueshëm për rinovimin, apo përmirësimin e dizajnit në ambjentet e brendshme të apartamenteve tona.

Më poshtë, po sjellim në DITA disa ide praktike dekorimi pranveror që do ta bejnë hapsirën e shtëpisë, të ndritshme dhe plot gjallëri:

NGJYRAT PASTEL

Nuancat e ngjyrave pastel janë thjesht sinonim i pranverës dhe bëjnë punën e përsosur për të freskuar dekorimin pranveror të shtëpisë. Këto nuanca ofrojnë një mjedis qetësie aq shumë të dëshiruar në jetën tonë me ritme të shpejta dhe plot tension.

Qoftë si jastik, ngjyrë muri apo pjesë dekori, nuancat pastel në dekorin e shtëpisë shtojnë nje butësi që vjen me pranverën.

Në të kundërt, ngjyrat e ndezura mund të përdoren gjithashtu nga më “të guximshmit” për të krijuar lulëzimin e gjallë të pranverës.

DRURI I PAPËRPUNUAR

Druri është një material thelbësor për të krijuar rehati, ngrohtësi dhe bukuri organike në një hapësire. Duke e mbajtur atë të pastër, të pa përpunuar do të duket si një vepër arti në interiorin e ambientit tuaj.

I futur në formën e një tavoline, veshje muri, apo edhe në të gjithë tavanin, ai do të ishte padyshim një ide dekorimi pranveror.

ELEMENTET NATYRORË

Sjellja e natyrës në ambjente të mbyllura na lidh përsëri me botën e jashtme. Përdorimi i bimëve në dizajnin e brendshëm plotëson më së miri anën estetike nëpërmjet ngjyrave të tyre.

Një dhomë është e paplotë pa to. Për të mos përmendur përfitimet shëndetësore të shtuara në hapësirën e shtëpisë.

ELEMENTET DEKORATIVË

Aksesorët mund të jenë një mënyrë e shkëlqyer për t’i dhënë gjallëri ambjentit të shtëpisë. Perdet e gjata të dritareve, veçantërisht në ngjyrë blu ose jeshile mund të jenë një mënyrë për t’i dhënë më shumë ngjyra interiorit tuaj.

Jastikët janë gjithashtu një mënyrë e lehtë dhe e arritshme për të luajtur me dizajnin. Ju gjithashtu mund të varni vepra arti që përfshijnë ngjyra ose fotografi të bimëve të gjelbra.

——–

 

 

 

Share This Article