Pse llambat ekonomike janë shumë të dëmshme për shëndetin? (VIDEO)

Ornela

Edhe pse tashmë pjesa më e madhe e njerëzve i kanë zëvendësuar llambat kalsike me ato ekonomike, shumë ekspertë paralajmërojnë se këto lloj llambash duhet të përdoren sa më rrallë që të jetë e mundur dhe sa më larg nesh!
Bashkimi Evropian e ka ndaluar prodhimin e llambave klasike për ndriçim, duke detyruar që në tregun Evropian të prodhohen kryesisht llamba ekonomike, për të kursyer energjinë.
Disa hulumtues nga Berlini vërtetojnë se llambat ekonomiste janë jashtëzakonisht të dëmshme. Këto llamba ndriçuese emitojnë fenol, naftalen dhe stilen – përbërës kancerogjen, të cilët në ekspozim afatgjatë mund të jenë fatal. Fenoli në organizmin tonë depërton nëpërmjet ajrit dhe në këtë mënyrë pengon punën e mushkërive dhe atë të zemrës.
Universiteti Haifa në Izrael, prej kohësh ka publikuar një studim sipas të cilit llambat ekonomike shtojnë mundësitë e prekjes nga kanceri i gjirit, sepse për dallim nga ndriçimi klasik i verdhë, këto llamba ndriçuese emitojnë në një far mënyre ndriçim ditorë, ashtu që vjen deri te çrregullimi i prodhimit të hormonit melatonin në organizëm.
Gjithashtu ka edhe paralajmërime se llambat e tilla shkaktojnë migrenë, kurse dermatologët kanë frikë në rritje të sëmundjeve të lëkurës.
Llambat e tilla prodhojnë “smog elektrik”, duhet të përdoren kryesisht në hapësira të ventiluara mirë dhe sa më larg kokave tona, paralajmëron eksperti Andres Kirhen.
Ekspertët gjithashtu paralajmërojnë se nëse llamba plas, pjesa më e madhe e zhivës mbetet në llambë kurse vetëm një pjesë më e vogël del në ajër – sasi kjo e cila nuk mund të shkaktojë probleme për shëndetin.

Megjithatë, nëse një llambë e tillë plas duhet të ndiqni këto rregulla:
1. hapni dritaret dhe lëreni dhomën tuaj të ajroset;
2. vendin në të cilin ka ndodhur pëlcitja pastrojeni mirë.

Bashkimi Evropian në të gjitha vendet anëtare të saj, ka ndaluar llambat klasike nga 75 dhe 100 W (vat) ndërsa nga ky muaj do të ndalohen edhe ato 60 W. Deri në fund të vitit do të pushojnë së ndriçuari edhe ato më të voglat me 40 dhe 25W.

Share This Article