Janusz Bugajski
Rreziku tjetër madhor që bota do ketë përballë mund të jetë terrorizmi pandemik. Infeksioni COVID-19 tregoi se shumica e vendeve janë të pak përgatitur për të përballuar lloje të reja virusesh. Në përpjekje dhe për ndikimin maksimal, grupet terroriste me siguri do të intensifikojnë kërkimet e tyre për armë biologjike të shkatërrimit në masë.
Megjithë humbjen e ISIS në Siri, qelizat terroriste vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim për Amerikën dhe aleatët e saj, qoftë duke shfrytëzuar krizat ose duke i krijuar ato. Pandemia ka përkeqësuar situatën ekonomike, sociale dhe politike, (situatë) në të cilën grupet terroriste lulëzojnë për të bërë kërdinë. Në të vërtetë, kriza ekonomike dhe ajo shëndetësore ua lehtëson terroristëve shfrytëzimin e popujve të dëshpëruar. ISIS e ka quajtur pandeminë “një ushtar të Allahut” dhe një formë të ndëshkimit hyjnor për jobesimtarët.
Pandemia e COVID-19 gjithashtu ka vënë në pah prekshmërinë e madhe në strukturë ndaj sulmeve biologjike të të dy anëve të Atlantikut, çfarë bën të nevojshme ndërhyrjen urgjente të qeverisë. Pasiguria që karakterizon sistemet e kujdesit shëndetësor për masën, brishtësia e zinxhirëve të furnizimit global për mallrat mjekësore, dhe përçarja ekonomike e shkaktuar nga frika e pandemisë do të inkurajojë terroristët që të shtënë në dorë dhe të lëshojnë patogjenë në vendet e Perëndimit.
Ekspertët paralajmërojnë se SHBA është pothuajse krejtësisht e papërgatitur për bioterrorizmin. Qeveria ka përjetuar vështirësi shumë të mëdha në gjurmimin dhe ndjekjen e pandemisë COVID-19, pa (një) vaksinë në horizont. Janë ngritur pyetje në lidhje me sigurinë e laboratorëve kërkimore mbi viruset. Pretendimet nga zyrtarët e SHBA se virusi në të vërtetë doli nga një laborator kinez ka hedhur dyshime në rritje mbi sigurinë e institucioneve të tilla.
Ndonëse veçse pak vende kanë zhvilluar programe armësh biologjike, laboratorët me “përdorim të dyfishtë”, ku shkencëtarët hulumtojnë llojet e viruseve dhe baktereve në mënyrë që të zhvillojnë vaksina, janë shumë më të shumta. Patogjenet vdekjeprurëse ruhen shpesh në ambiente që nuk kanë masa adekuate biosigurie. Vitet e fundit, numri i laboratorëve të tillë është shtuar me shpejtësi dhe (kjo) ka rritur shanset që llojet vdekjeprurëse të viruseve të mund të bien në duart e terroristëve.
Terroristët, gjithashtu, mund të rekrutojnë shkencëtarë për të punuar mbi patogjenë. Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se format e reja të bioteknologjisë mundësojnë që një virus ose një bakter të përpunohet gjenetikisht, ndryshohet dhe kthehet në armë shumë më shpejt dhe më lirë. Mutacionet ndodhin në natyrë, siç është e dukshme me COVID-19, por me teknologjinë gjenetike moderne është e mundur që një virus të modifikohet gjenetikisht, për ta bërë atë edhe më ngjitës dhe, më pas, për ta përdorur atë si armë terrorizmi.
Industria kërkimore e patogjeneve mbetet me rregulla të dobëta. Që të mbrohet kundër një sulmi bioterrorist në SHBA, Uashingtonit do t’i duhet të rrisë ndjeshëm aftësinë e testimit, të përmirësojë trajtimin dhe të përforcojë prodhimin e vaksinave me një proces kombëtar të centralizuar. Një program i tillë do të kërkojë një monitorim shëndetësor më të gjerë dhe më efektiv të popullatës, me teknika të përmirësuara të zbulimit për çdo virus dhe bakter të ri.
Sipas një raporti të përgatitur së fundmi nga një task forcë e udhëhequr nga ish senatori Joe Lieberman dhe ish Sekretari i Sigurisë së SHBA Tom Ridge, mungesa e parapërgatitjes ndaj bioterrorizmit e bën zhvillim e një sulmi në tokën amerikane më të mundur. Ata i referohen shembujve të sulmeve të mundshme, duke përfshirë virusin e gjeneruar në mënyrë inxhinierike (laboratorike) Nipah dhe të lëshuar në ajër gjatë festimeve të 4 korrikut, i cili mund të vriste me mijëra njerëz madje edhe para se zyrtarët të kuptonin pse ata vdiqën. Sëmundja gjithashtu mund të përhapet me qëllim në bagëti/ gjënë e gjallë, çfarë mund të ndikojë seriozisht në furnizimin me ushqim, ndërsa fajtorët i shpëtojnë gjurmimit.
Virusi Nipah vret rreth gjysmën e personave të infektuar përmes inflamacionit të trurit (encefalit). Gjenden edhe patogjenë të tjerë vdekjeprurës të depozituar në laboratorë të pasigurt, përfshirë antraksin dhe linë e gjallë. Në një raport të ri të CIA-s, “E ardhmja e errët e bioarmëve”, ekspertët pohojnë se përparimet në bioteknologji mund të çojnë në një gjenerim shumë më të rrezikshëm të armëve biologjike.
Sëmundjet e gjeneruara gjenetikisht janë më vdekjeprurëse se ato që ndodhin në mënyrë natyrale, përfshirë “sëmundjet e projektuara” që do të ishin imune ndaj trajtimeve ose do të bëheshin aktive në trup vetëm pas një periudhe kohe të caktuar. Kjo do t’i jepte terroristëve mjaft mundësi për të shmangur kapjen dhe më pas çlirimin e patogjenit në një shtet tjetër. Ndryshe nga instrumentet e tjerë të shkatërrimit në masë, origjina e çfarëdo ndodhie bioterroriste do të ishte jashtëzakonisht e vështirë të gjurmohej.
Kërcënimet bioterroriste bëjnë të nevojshme udhëheqje të përqendruar të biombrojtjes, një plan kombëtar strategjik shumëpërfshirës dhe një buxhet gjithëpërfshirës. Kjo duhet të koordinohet nga Shtëpia e Bardhë dhe të mos i lihet të trajtohet qeverive (vendore) të shteteve, siç u dëshmua në kundërpërgjigjet ndaj pandemisë COVID-19. Kjo gjithashtu do të kërkojë një bashkëpunim shumë më të gjerë ndërkombëtar, diçka që Shtëpia e Bardhë nuk arriti ta bënte gjatë pandemisë aktuale.

Dita73, Albania
THE THREAT OF PANDEMIC TERRORISM
Janusz Bugajski, 12 June 2020
The next major danger facing the world could be pandemic terrorism. The COVID-19 infection demonstrated that mostcountries are poorly prepared to cope with new virus strains. To try and inflict maximum impact, terrorist groups will certainlyintensify their search for biological weapons of mass destruction.
Despite the defeat of ISIS in Syria, terrorist cells continue to pose a threat to America and its allies,whether by exploiting crises or creating them. The pandemic has exacerbated economic, social, and political conditions in which terrorist groups thrive to create havoc. Indeed, the economic crash and health crisis makes it easier for terrorists to exploit desperate populations. ISIS has called the pandemic “a soldier of Allah” and a form of divine punishment for non-believers.
The COVID-19 pandemic has also revealed major structural vulnerabilities to biological attacks on both sides of the Atlantic that necessitates urgent government action. The precarious nature of mass health care systems, the fragility of global supply chains for medical goods, and the economic disruptioncaused by pandemic fears will encourage terrorists to acquire and unleash pathogens in Western states.
Experts are warning that the U.S. isalmost completely unprepared for bioterrorism. The government has experienced enormous difficulties in tracing and tracking the COVID-19 pandemic with no vaccine on the horizon. Questions have also been raised about the security of virus research laboratories. Claims by U.S. officialsthat the virus actually escaped from a Chinese lab has placed the security of such facilities under increasing scrutiny.
Although only a few countries have developed biological weapons programs, much more numerous are “dual use” laboratorieswhere scientists research strains ofvirus and bacteriain order to develop vaccines. Lethal pathogens are often stored in facilities that do not have adequate biosecurity measures. The number of such labshas multiplied rapidly in recent yearsand increased the chances thatdeadly virus strains could fall into terrorist hands.
Terrorists can also recruit scientists to work on pathogens. Security experts are warning that new forms of biotechnology allow a virus or a bacterium to be genetically sequenced, altered, and weaponized much more quickly and cheaply.Mutations occur in nature, as evident with COVID-19, but with modern genetic technology it is possible to genetically modify a virus to make it even more virulent and then to deploy it as a terrorist weapon.
Thepathogen research industry remains poorly regulated.In defending against a bioterrorist attack in the U.S., Washington would have to greatly increase its testing capacity, improve treatment, and bolster vaccine production under a centralized national process. Such a programwould require more extensive and effective health monitoring of the population, with improved detection techniques for any new viruses and bacteria.
According to a recent report prepared by a task forceled by former Senator Joe Lieberman and former U.S. Homeland Security Secretary Tom Ridge, the lack of preparedness for bioterrorismmakes it more likely that an attack will take place on American soil. They cite examples of potential attacks, including a genetically engineered Nipah virus sprayed into the air during a July 4th celebration that could kill thousands of people before officials could even determine why they died. Disease could also be deliberately spread among livestock that could seriously affect the food supply, while the culprits escape detection.
The Nipah viruskills about half of the people infected through brain inflammation (encephalitis). And there are other lethal pathogens stored in insecure labs, including anthrax and live smallpox. In a new CIA report, “The Darker Bioweapons Future,” experts assert that advances in biotechnology could lead to a much more dangerous generation of biological weapons.
Genetically engineered diseases are more deadly than any naturally occurring ones, including“designer diseases” that would be immune to treatment or would only become active in the body after a certain period of time. This would give terrorists plenty of opportunity to evade capture and then release the pathogen in another state. Unlike with other instruments of mass destruction, it would be extremely difficult to trace the origin of any bioterrorist incident.
Bioterrorist threats necessitate centralized leadership for biodefense, a comprehensive national strategic plan, and an all-inclusive budget.This needs to be coordinated by the White House and not left to state governments to handle, as witnessed in responses to the COVID-19 pandemic. It will also require much greater international cooperation, something that the White House failed to pursue during the current pandemic.
***Botuar në Dita. Kolonën e z.Bugajski mund ta ndiqni çdo të shtunë në versionin print dhe online të gazetës. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë
