Rama i përgjigjet ‘Skënderbeut’: Ruaju nga hordhia e jeniçerëve të urrejtjes

Elton Tafaruci

Debati për ligjn e importit dhe riciklimin e mbetjeve vijon edhe në rrjetet sociale. Kryeministri Rama publikoi paraditen e sotme një Infograf ku tregonte se cilat janë artikujt që do të importohen për riciklim.

Por, ajo që bie në sy teksa sheh reagimet në faqen e kryeministrit, është replika e tij me një individ që profilit të tij në Facebook i ka vënë emrin Skënder Skënderbeu.

Skëndërbeu ka shtruar një pyetje ndaj kryeministrit, ndërsa ky I fundit I është përgjigjur duke bërë edhe një lidhje të mbiemrit të tij me heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.

Skënder Skenderbeu siç shihet edhe më poshtë, pyet kryeministrin: Perse duhet te prishet kjo mrekulli nga ato dreq plehrash???!!!!???

Kryeministri Rama i është përgjigjur  duke i thënë se duhet të ruhet nga hordhia e jeniçerëve të urrejtjes  që duan të kokën dhe shpatën e shpifjes dhe ndezin zjarrin e frikës.

“Skenderbe” ruaju nga hordhia e jeniçereve te urrejtjes e te padijes qe duan te te pushtojne koken me shpaten e shpifjes dhe te ndezin ne zemren tende zjarrin e frikes, duke mbjelle genjeshtra si kjo e “plehrave” – jo se e duan Shqiperine me te paster sic e duam ti dhe une, po sepse duan pushtetin e humbur te interesave qe e rrenuan vendin tone te bekuar! Ne fakt kjo mrekulli sic e quan ti do jete me e mbrojtur nga fuqizimi i industrise se riciklimit te mbetjeve te gjelberta qe jane sot e gjithe diten nje problem i pazgjidhur i Shqiperise! Per me shume degjo e lexo shpjegimet ne postimet e meparshme?”, përgjigjet Rama duke bërë një lidhje edhe me epokën kur heroi ynë kombëtar luftonte.

14456741_1239711876081584_1637754131_o

Share This Article