Thuhej se një herë e një kohë nuk kishin marrëdhënie shumë të mira. Madje, ky fakt ishte evident, sepse zonja Majlinda Bregu nuk ka qenë prezente në studion e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut.
Kjo gjë vazhdoi për shumë kohë, duke munguar kështu në panelin e të djathtëve një nga zërat më polemikë dhe më të spikatur të PDsë. Më pas, Majlinda u rikthye në “Opinion”, por herë pas here shkëmbehej gjatë programit ndonjë batutë pikante mes saj dhe moderatorit Fevziu. Por tani, me sa duket, marrdhëniet mes tyre janë stabilizuar plotësisht, raportonPanorama.
Ata janë fotografuar teksa janë takuar diku në kryeqytet dhe kanë shkëmbyer përqafime të ngrohta, të denja për miq të vjetër. Përveç kësaj, dihet që Fevziu është i djathtë me bindje, kështu që mes tyre edhe bisedat politike mund të jenë të këndshme dhe jo aq polemike.


