Rriten rastet e reja në Itali, 1,444 persona të infektuar dhe vetëm 1 viktimë nga COVID

Leda Hysa

Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.

Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur vetëm 1 person dhe janë infektuar 1,444  të tjerë.

Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 35,473  ndërsa numërohen në total 266,853   të infektuar që prej fillimit të shpërthimit.

Deri më tani Italia ka regjistruar 208,224  të shëruar ndërsa në gjendje të rëndë për jetën aktualisht janë 79 të tjerë.

l.h/ dita

Share This Article