COVID-19 ka shkaktuar më shumë humbje jete në vend në muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave pranë bashkisë së Tiranës në 6 muaj në kryeqytet janë shënuar 126 humbje jete më shumë nëse e krahasojmë me 2019.
Ndërkohë që muaji korrik ka numrin më të lartë të fataliteteve të regjistruara në vend. Të dhënat zyrtare në korrik të 2020 tregojnë se janë regjistruar 99 vdekje më shumë nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tirana rezulton se ka numrin më të lartë të prekurve dhe po ashtu të vdekjeve nga koronavirusi nëse e krahasojmë me qytet e tjera që kanë shifra më minimale. Nga kjo shifër 46 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e prekjes me COVID-19 ndërsa 53 nga arsye të tjera.
Nga të dhënat konstatohet alarmi i ngritur edhe nga mjekët kohët e fundit. Shumë persona po humbin jetën pasi nuk po trajtohen për sëmundje të tjera të rënda.
Nga të dhënat zyrtare në vitin 2019 shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri ishte aparati i qarkullimit të gjakut, sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet ishemike të trurit. Në total për shkak të covid-19 në Shqipëri kanë humbur jetën 238 persona në të gjithë vendin deri më tani.
l.h/ dita
