Sarandë/ Shkoi për të njoftuar masën e sigurisë për 2 apartamente, goditet me thikë përmbaruesi privat

Ornela

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Sarandës. Mësohet se gjatë një sherri është plagosur me thikë me gjoks përmbaruesi privat, Baftjar Nela.

Ai ndodhet në urgjencën e spitalit të Sarandës. I plagosur ka treguar para policisë edhe emrin e personit që e ka plagosur.

Sipas përmbaruesit, agresori ka qenë shtetasi Aleksandër Camandioti. Përmbaruesi kishte shkuar për të dorëzuar njoftim për masë sigurie të 2 apartamenteve.

O.J/DITA

Share This Article