Për herë të parë pas 32 vjetësh, SHBA nuk bëhet pjesë e Botërorit

Leda Hysa

SHBA nuk është pjesë e Botërorit për herë të parë që prej vitit 1986.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ia kanë dalë të kualifikohen për ‘Rusi 2018’, pasi janë mposhtur 2-1 nga skuadra më e dobët e grupit, Trinidad & Tobago.

Meksika dhe Kosta Rika ishin dy skuadrat e para që e kishin siguruar kualifikimin në grupin e shteteve të Amerikës Qendrore dhe Veriore.

Panamaja u bë e kualifikuara e tretë, pasi mposhti me përmbysje 2-1 Kosta Rikën dhe parakaloi SHBA-të.

Edhe Hondurasi do të ketë një shans për të marrë pjesë në botëror, pasi fitoi 3-2 ndaj Meksikës dhe mbylli eliminatoret në vendin e katërt, që i jep mundësinë të luajë në fazën e Play Off.

Share This Article