Sherr me thika në Tiranë, plagoset çifti i të rinjve

Leda Hysa

 

Një sherr ka degraduar deri në përdorimin e armëve të ftohta në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Siç bënë më dije policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 dhe janë plagosur me thikë një 27-vjeçar me iniciale A. M dhe e fejuara e tij K. K., 23 vjeç.

Të dy të rinjtë janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin Ushtarak dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e para dyshohet se sherri ka nisur pasi njëri nga tre të arrestuarit ka ngacmuar të fejuarën 27-vjeçarit.

Pasi kanë kryer plagosjen me thikë, tre autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa policia i ka arrestuar pak minuta më vonë. Ata janë H.N, Ç. Sh dhe F.P.

l.h. dita

Share This Article