Muaji Maj do të nisë më së miri në Telebingo Shqiptare, ku nuk do të kenë të ndalur milionat që do të fitohen. Të gjithë lojtarët që do të bëhen pjesë e Shortit Special kushtuar “Ditës së Punëtorëve”, që do të luhet të dielën e datës 2 maj, do të mund të luajnë për të qënë fitues të Bingos Milionere mbi 30 milionë lekë (të vjetra).
Si rrallë ndonjëherë, në këtë shorte do të jepen edhe 2 “Rroga Telebingo”, fituesit e të cilës do të marrin çdo muaj për dy vite rresht shumën e garantuar prej 50,000 lekësh.
Surprizat nuk mbarojnë më kaq, pasi pjesë shorteut special do të jenë edhe 2 fitues të lojës së “100 sekondave në supermarket”, teksa do të jepen edhe shumëçmime speciale, si: 2 skuteraelektrike, laptopë, televizorë, si dhe dhurata të tjera. Duke nisur nga dita e sotme, biletën speciale për këtë shorte, që kushton vetëm 250 lekëdo ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes së Telebingo Shqiptare, krahas biletës normale me të cilën do të luani për shorteun e radhës që do të hidhet të dielën e datës 18 prill.
Me mijëra kanë qenë edhe fituesit e përzgjedhur në shorteun e hedhur gjatë ditës së djeshme, ku sërish janë fituar shuma të mëdha, duke nisur nga çmimi i madh i javës prej 17 milionë lekësh (të vjetra), katër shumat mbi 1 milionë lekë të vjetra në lojën telefonike, “100 sekondat në supermarket”, 2 çmimet prej 1 milionë lekësh të vjetra dhe shumat e tjera të ruletës së fatit, si dhe shumë dhurata dhe çmime të dala nga loja telefonike dhe hedhja e shortit të goglave.
Duke iu rikthyer lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, Alketa në kryeqytet ishte e fituesja e parë që ka tentuar të godasë në shenjë zarfet ku mund të fshiheshin çmimet më të preferuara, siç është: makina “Mitsubishi”, “Rroga Telebingo”, apo edhe 1 milionshi. Por, ndonëse nuk i ka qëlluar në shenjë këto çmime, ajo ka fituar shumën prej 35,000 lekësh, të cilës do t’i bashkohet si dhuratë edhe një aparat telefoni celular.
Valentina ishte një tjetër fituese që ka vijuar të luajë me lojën telefonike duke fituar prej saj plot 100,500 lekë. Me po kaq fat loja ka vijuar edhe për të përzgjedhurin e radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Qemalin në Burrel, i cili me mbajtjen e tre zarfeve të preferuara ka siguruar 1 milionë lekë të vjetra. Pjesë e lojës është bërë edhe Boikeni që ka fituarnga Telebingo Shqiptare shumën prej 85,000 lekësh.
Fati i ka buzëqeshur edhe Nikollës, që krahas shumës prej 35,000 lekësh, do të marrë pjesë edhe në lojën e “100 sekondave në supermarket”, kohë në të cilën do të mund të marrë të gjitha produktet e tij më të preferuara. Lumturia ishte një tjetër fituese që ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 65,000 lekësh. Më tej, Petraqi në Korçë me mbajtjen e dy zarfeve më të pëlqyera ka fituar shumën prej 85,000 lekësh. Ndërsa Kejdi në kryeqytet është shpallur fitues i 70,000 lekëve. Denajdi në Elbasan ishte edhe fituesi i fundit i lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe që me përzgjedhjen e bërë ka fituar plot 1 milionë lekë të vjetra.
Me mijëra fitues i janë bashkuar në vijim Telebingos me hedhjen e shortit për çmimin e madh të javës që lamë pas. Kësaj here shuma prej 1,719,645 lekësh është ndarë ndërmjet tre fituesve, përkatësisht dy në Tiranë dhe një tjetër fitues në qytetin e Beratit, ku dhe rezultojnë të jenë shitur biletat fituese tëçmimit të madh të javës. Secili prej këtyre fituesve do të marrë nga Telebingo Shqiptare shumën 573,215 lekë. Nga hedhja e shortit janë përzgjedhur edhe 21045 fitues të tjerë të serisë menjë linjë që sigurojnë nga kompania e Telebingos 50 lekë. Po ashtu, nga shorti i goglave 360 lojtarë të tjerë janë shpallur si fitues tëserisë së dy linjave, të cilët do të marrin shumën prej 1,800 lekësh. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 2, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe mëshumë me përzgjedhjen e 10 lojtarëve të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish me ruletën e fatit në shorteun që do të hidhet të dielën e datës 18 prill për të siguruar dy çmimet prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera të ruletës. Ndërsa në lojën e ruletës së fatit, dje Ademi ka fituar shumën 23,000 lekë, Asllani 100,000 lekë, Alida 24,000 lekë, Fatbardha 26,000 lekë, Marina 26,000 lekë, Brikena 26,000 lek, Melazimi 21,000 lekë, Samueli 25,000 lekë, Ferdinandi 25,000 lekë, si dhe Agimi 100,100 lekë.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.
____
Telebingo Shqiptare transmetohet live të dielën me Ardit Gjebrean në studiot e TV Klan. Njoftimi zyrtar i fituesve publikohet në gazetën DITA version print dhe online, çdo të hënë. Stafi i Telebingo ju uron shikim të këndshëm dhe fat!