Shqipëria që mund të ishte tjetër nga planet e munguara të rajoneve

Saimir Lleshi

Nëse duan të përfitojnë nga fondi i zhvillimit të rajoneve, njësitë vendore duhet të paraqesin vetëm projekte cilësore. Ky është kushti që qeveria u ka vendosur drejtuesve të pushtetit vendor.

Fondi i zhvillimit të rajoneve është në dispozicion por nuk është një fond që gjithsecili të marrë atë që dëshiron, por vetëm ku gjithsecili do të marrë atë që meriton. Dhe për ta merituar duhet të bëjë projekte cilësore dhe të besueshme zhvillimi dhe të garantojë që paratë që vihen në dispozicion nuk do shkojnë dëm siç kanë shkuar për vite e vite të tëra kur kjo strukturë aprovonte projekte në emër të nevojave politike..por një emër nuk e kishin kurrë, zhvillim i qëndrueshëm urban, ekonomik dhe social”, theksoi ai.

Në një aktivitet të zhvilluar nga Ministria e Zhvillimit Urban për hartimin e planeve për 26 bashki, Rama vlerësoi përfshirjen e të zgjedhurve të opozitës në këtë proces.

Duke folur në takimin iniciues të organizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban për hartimin e planeve për 26 Bashki, Rama falënderoi edhe kryebashkiakët e opozitës për përfshirjen e tyre në këtë proçes.

“Falënderoj të gjithë kryetarët e bashkive këtu të pranishëm për angazhimin e tyre dhe posaçërisht kryetarët e bashkive të opozitës sepse konsideroj që prania e tyre këtu dhe angazhimi i përbashkët i kryetarëve të bashkive në këtë poçes ka rëndësi të patjetërsueshme për komunitetet që gjithë ju drejtoni”, tha Rama.

Duke deklaruar se ky projekt ka çerek shekulli që vonohet, Rama tha se nëse do të ishin bërë më herët Shqipëria do të ishte tjetër sot.

“Nëse do ta kishim bërë gjatë 25 viteve do kishim një Shqipëri tjetër, sepse territori është ekonomi, shëndet, edukim dhe zhvillim, banesa e një shoqërie dhe hapësira për një mirëqenie për çdo individ. Megjithatë asnjëherë nuk është vonë. Koha për të adresuar si duhet gjërat që janë adresuar gabim për vite të tëra është gjithmonë koha e duhur”, u shpreh më tej.

Kryeministri tha se angazhimi i qeverisë së tij për hartimin e një plani kombëtar është sa i rëndësishëm aq dhe sfidues. Kemi marrë një angazhim që është ndër më të rëndësishmit por dhe sfiduesit, që është hartimi i një plani të përgjithshëm kombëtar. Nuk është një fjalë goje se ka të bëjë me një vizion që shkon përtej një mandati qeverisës, përtej një procesi politik që lidhet me një klasë politike, madje përtej dhe një gjenerate. Nga ana tjetër që kërkon angazhimin e instrumenteve shumë kompleks dhe të një fuqi dijeje që ne nuk e kemi”, tha gjithashtu. /Dita/

 

Share This Article