Altin Hazizaj, aktivist dhe drejtues i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA, Albania) ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale eksperiencën e tij me COVID-in.
“3 jave te veshtira, me plot vuajtje, por qe me kane dhene kaq shume mesime per te gjithe jeten e kujdesin qe duhet treguar per trupin, mendjen dhe shendetin” – shkruan Hazizaj dhe më pas ka një falënderim të veçantë.
“Asnjehere nuk do ta di sesa afer apo larg vdekjes mund te kem qene! Rreth 5-6 dite pas prekjes nga covid pata komplikacione dhe ulje te larte te oksigjenit qe kerkonin marrjen e masave urgjente! Po te mos ishte per Prof. Tritan Kalon dhe te gjithe kuren e sugjeruar prej tij, mbase nuk do t’ia kisha dale te kurohesha kaq shpejt! I nderuar Prof. e di qe ke shpetuar gjithe keto jete nga Covid! Shto edhe timen aty! Te jam mirenjohes per te gjithe jeten!”.
Megjithëse në rrjete sociale shfaqet përgjithësisht kritik i thekur i qeverisë dhe mazhorancës, aktivisti ka falënderuar edhe ministren e Shëndetësisë.
“Ogerte e dashur, nuk do ta harroj asnjehere miresine dhe kujdesin tend edhe ne oret e vona te mbremjes, bashke me keshillat per te qene me i forte”.
“COVID eshte jo vetem nje semundje e tmerrshme, por edhe e shtrenjte ta trajtosh ne kushte shtepie! Se fundi, per kedo qe ende ka ndonje dyshim per Covid, merreni seriozisht jeten e shendetin tuaj! Nje maske nuk ju kushton asgje! Maska dhe pastertia eshte respekt per veten mbi te gjitha, pastaj per te tjeret! Mos u beni shkak per njerezit e tjere te vuajne apo me keq, vdesin, thjesht se pertoni te mbani maske! Kaq pak ju kerkohet: mbaj maske! Ruaj veten! Testohu nese ke dyshime! Jeto e ler te jetojnë” -shkruan Hazizaj.
i.b. / dita

