Dua të ndaj një shqetësim me ju, sepse përditë e më shumë dëgjojmë histori si kjo që do t`ju tregoj. Para disa ditësh shkruajta një shkrim lidhur me dembelizmin e rinisë dhe koncepti nxjerrjes së parasë lehtë.
Kumbara e fëmijëve të mi, sot rreth 79 -vjece, e ve, pa fëmijë, besimtare e një kishe kristiane aty ku jetoj dhe besimtare fanatike gjithë jetës më thirri dje mbas pune duke kërkuar me ngulm të shkoja e ta takoja.
Dikur nga mbrëmja mbasi pushova pak mbas pune, u nisa për tek shtëpia e pleqve, ku edhe ka një apartament. Kumbara më tregoi se nuk kishte fjetur gijthë natën.
Arsyeja për këtë ishin dy meshkuj; me njerin ishte njohur pesë muaj më parë nëpërmjet internetit dhe me tjetrin para një muaji po nga interneti. Ai i pesëmuajve shkruante se ishte doktor me profesion, dhe për momentin punonte në Jemen ku edhe kishte “ngecur” e nuk dilte dot prej atje.
Për këtë i kërkon ndihmë kumbarës që ta ndihmonte financiarisht, nëse ajo dëshironte që ai të vinte e ta takonte.
Ndërkohë ishte njohur para një muaji edhe me një “finlandez”, që prezantohej si inxhinier me profesion, por që edhe ky kishte arritur t’i zhvaste kumbarës një shumë të mirë dhe i kërkonte akoma duke i premtuar se të gjitha do t`ja kthente më vonë, sepse për momentin “kishte ngecur” në Itali.
Kumbara tashmë e mbetur pa asnjë cent, më kërkoi mua hua borxh që t`ia niste atij në Itali (!). Ushqime në frigorifer kumbara nuk kishte.
Aty për aty bëra disa verifikime dhe i tregoj se personi që pretendonte të ishte “finlandez” nuk banonte aty ku thishte. Ajo padyshim nuk e besoi. I tregoj, se burri në fotografi nuk eshtë finlandez, duke iu referuar strukturës dhe fizikut të tij. Nga ana tjetër, personi në fjalë ishte tek të 50-at.
I kërkova që ta telefononte këtë “majmunin” inxhinier në syrin t`im dhe doli që personi e kishte mbyllur faqen. Por as kjo nuk e bindi kumbaren se dikush mund të luante me ndjenjat e saj.
Nuk dua që askush ta gjykojë kumbarën, përse beson kaq verbërisht në atë qe i thonë apo i afrojnë në internet. Vetëm ai që ja njeh historinë, mund të kuptojë përse. Padyshim që janë zgjedhje të gabuara dhe kështu mendojnë shumica.
Ajo që unë doja të ndaja me ju është brutaliteti i shoqërive të sotme, mania për të shfrytëzuar gjithkënd që i duket i dobët për çdo arsye qoftë dhe për t’i zhvatur atë që mundet pa menduar fare për pasojat që mund të lerë mbrapa.
Kështuqë ështe mire të sensibilizohemi sa më herët dhe të pranojmë me sa moral të ulët kemi të bëjmë në ditët e sotme. Ky padyshim ne opinionin t`im është produkt i materializmit.
Gjithsesi, për informacion sot denoncova faqet e facebookut në polici dhe në zyrat sociale për ti ardhur menjeherë në ndihmë. Meraku im është, se këta tipa, që padyshim janë finlandez por me foto të bukura të meshkujve amerikanë perdorin zonjat e mbetura vetem/te veja duke luajtur me ndjenjat e tyre. Kur këto behen të mvarura, fillon edhe loja.
Ata bëjne sikur tërhiqen, pë¨r ti lënë pak kohë vetëm ne vetmine e tyre e për ta ndier mungesën e tyre, që mbasi afrohen persëri cmimi është i lartë. Nese keto nuk paguajnë ata largohen. Shqetësimi im është se kur keto nuk kanë me ctu japin, mund të bien në gjëndje depresive dhe aty është e gjithë frika se cmund te bëjë një e moshuar depresive pa askënd?
Keta apo shumë si keta mund edhe të mos kapen apo të denohen juridikisht, por moralisht habitem se si i hanë ato para.
TMERR!
Silvana Bekri