Sot është finalja Europiane e Conferencë League.
Në orën 21:00 Roma-Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për historinë e futbollit shqiptar.
Sot priten të vijnë tifozë të tjerë, ndërsa mbrëmja e kaluar pati incidente dhe tensione në të gjithë kryeqytetin. Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, u plagosën 19 efektivë dhe u dëmtua një automjet policie. Ndërkohë u shoqëruan 60 persona, 48 tifozë të Romës 12 të Feyenoord.
Policia ka marrë masa që të bllokojë rrugët për garantimin e sigurisë gjatë finales mes Romës dhe Feyenoordit. Akses në rrugë do të kenë vetëm mjetet e emergjencës dhe të policisë ndërsa ka ndalim qarkullimi në disa rrugë. Në rast emergjencash, qytetarët duhet të marrin urë ndërlidhëse në mënyrë që të mos ngarkojnë trafiku.
Sot nuk lejohet hyrja dhe qarkullimi i automjeteve në Tiranë. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi edhe kryebashkiaku Erion Veliaj bënë të ditur ditë më parë se në Tiranë do të futen të gjithë personat që disponojnë biletë për të ndjekur ndeshjen. Në gatishmëri janë edhe autoambulancat, spitalet si dhe ekipet mjekësore. Tre spitalet universitare në Tiranë do të jenë në gatishmëri me shtretër të dedikuar për rastet emergjente.
Sot priten të mbërrijnë në Tiranë rreth 100 mijë persona për të ndjekur finalen që do të ndahen në tre zona.Tifozët që mbështesin skuadrën e Romës do të ndjekin ndeshjen pranë Amfiteatrit të Tiranës ndërsa ata të Feynord do të qëndrojnë në zonën e Pedonales.
UEFA zgjodhi Tiranën si mikpritëse në dhjetor 2020, një vit pasi stadiumi i ri u hap zyrtarisht dhe përpara se ndonjë ekip të kualifikohej për të hyrë në kompeticionin debutues. Deri në 100 mijë tifozë italianë dhe holandezë priten në Tiranë, edhe pse secilës palë i janë ndarë vetëm 4 mijë bileta për finalen inauguruese të kompeticionit të Kategorisë së tretë Europiane të Klubeve. Kapaciteti në Arenën Kombëtare është rreth 20,000 persona. Rreth 88% e biletave të mbetura janë blerë nga tifozët shqiptarë.
Trofeu i UEFA Europa Conference League, origjinali i të cilit u vendos me 24 maj në qendër, është 57.5 cm i gjatë dhe peshon 11 kg. Ai përbëhet nga 32 shtylla gjashtëkëndore – një për çdo ekip në fazën e grupeve të garës – duke u përdredhur dhe lakuar nga baza e trofeut. Skuadra fituese prezantohet me 40 medalje ari dhe nënkampionët me 40 medalje argjendi. Fituesit gjithashtu fitojnë një vend në fazën e grupeve të UEFA Europa League 2022/23, nëse nuk janë kualifikuar për Ligën e Kampionëve të UEFA-s përmes konkurrencës së tyre vendase.
Në kuadër të zhvillimit të finales mes Romës dhe Feyenoordit në stadiumin “Air Albania”, rrugët do të jenë të hapura vetëm për tifozët dhe të mbyllura për qarkullimin e mjeteve. Akses në rrugë do të kenë vetëm mjetet e emergjencës dhe të policisë ndërsa ka ndalim qarkullimi në disa rrugë. Në rast emergjencash, qytetarët duhet të marrin urë ndërlidhëse në mënyrë që të mos ngarkojnë trafiku.
Kufizimet:
•Kufizimet më të mëdha do të jenë në rrugët nga do të vijnë tifozët, pra Rinas – Tiranë, Durrës – Tiranë, Fushë Krujë – Tiranë dhe Elbasan – Tiranë.
•Këto akse do të jenë të dedikuara vetëm për automjetet që do të transportojnë tifozët e të 2 skuadrave sportive.
•Unaza e mesme do të jetë në dispozicion të automjeteve të tifozëve.
•Në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës janë përcaktuar edhe vendet e parkimit për këto automjete.
•Unaza e vogël do të jetë e bllokuar. Të gjitha rrugët që lidhin unazën e mesme me unazën e vogël do të jenë të bllokuara.
•Për 2 orë do të lejohen të qarkullojnë vetëm mjetet e Policisë, mjetet e përfaqësuesve të UEFA-s, automjetet e medias dhe të tifozëve që kanë bileta për parkim në parkimin e stadiumit.
•Për raste emergjencash të ndryshme, qytetarët duhet të përdorin rrugë ndërlidhëse, që të mos ngarkojnë trafikun.
•Mjetet e tonazhit të rëndë do të lejohen të kalojnë deri në orën 07:00 të ditës së nesërme.
•Lejohen të udhëtojnë në drejtim të Rinasit, vetëm ata qytetarë që kanë biletë për udhëtim jashtë vendit.
•Qytetarët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim në veriut, duhet të kalojnë në aksin Tiranë – Vorë – Fushë Krujë dhe jo në aksin Tiranë – Rinas – Fushë Krujë.
•Nuk lejohet qarkullimi nga Fushë Kruja në drejtim të Rinasit, me qëllim për të kaluar në Tiranë. Lëvizja në këtë aks lejohet vetëm për ata që kanë biletë për udhëtim jashtë vendit.
•Nuk lejohet qarkullimi në aksin Vorë – Tiranë.
•Qytetarët që do të vijnë nga jashtë shtetit, nëpërmjet aeroportit të Rinasit, lejohet të qarkullojnë në drejtim të Tiranës.
j.l./ dita

