Sulmet e koalicionit vrasin 25 mije xhihadistë, përgjysmohet numri i terroristëve

Elton Tafaruci

Mbi 25 mijë xhihadistë kanë mbetur të vrarë nga sulmet e forcave aleate të kryesuara nga SHBA, në 20 muajt e fundit.  Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja britanike “The Mail on Sunday” që shton se forcat e koalicionit po përgatisin një sulm final në bastionin e terroristëve.

Vetëm në tre javët e fundit janë vrarë 600 luftëtarë dhe fushata ushtarake ka përgjysmuar numrin e xhihadistëve në Siri dhe Irak.

Këto shifra u bënë publikëe gjatë një interviste të kolonelit amerikan Steve Ëarren, që është zëdhënës I koalicionit botëror të drejtuara nga SHBA.

Share This Article