Të shtëna me armë zjarri në një hotel në Tushemisht, pronari kishte konflikte të mëparshme

Leda Hysa

Mëngjesin e sotëm rreth orës 05:00 është qëlluar me armë zjarri në parkingun e një hoteli në Tushemisht.

Sipas dyshimeve, është qëlluar në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dëme materiale. Sipas informacioneve, pronari i hotelit me iniciale J. M., ka pasur konflikte të mëparshme.

Policia po punon për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
l.h/ dita
Share This Article