Të dielën e datës 27 mars në lojë krahas çmimit të madh të javës, do të jenë makina “Fiat”, “Rroga Telebingo”, shumat 1 milionëshe, 10 çmimet tradicionale prej 20,000 lekësh, “100 sekonda në supermarket”, si dhe shumë dhurata e çmime të tjera.
Sa vijnë e shtohen milionat e fituara në lojën më popullore të fatit në vend Telebingo Shqiptare. Edhe në shorteun e ditës së djeshme, Telebingo ka shpërblyer me dhurata dhe çmime të mëdha me mijëra fitues në të gjitha qytetet e vendit, duke filluar me lojën telefonike me dhuratat dhe shumat e fshehura në zarfe, për të vijuar me lojën e “Ruletës së fatit”, shorteut të goglave për çmimin e madh të javës, etj.
Mbi 15.5 milionë lekë të (vjetra) është shuma e fituar dje në shorteun e goglave. Sipas të dhënave të marra nga pikat e shitjes, ky çmim prej 1,559,850 lekësh është fituar në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Nga hedhja e shortit të goglave janë përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë, përkatësisht të serisë së numrave me një linjë dhe dy linja. Janë shpallur si fitues të serisë me një linjë 17230 lojtarë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50 lekësh. Fatlumë janë edhe 249 fituesit e serisë së numrave me dy linja, ku secili prej tyre do të marrë nga Telebingo shumën prej 2,365 lekësh. Gjithashtu, nga shorti i goglave janë shpallur si fitues të një bilete, edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 4 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Të shumtë kanë qenë edhe fituesit e dalë nga loja e “Ruletës së fatit”. Mbi 4.6 milionë lekë (të vjetra) janë fituar dje në këtë lojë, nga dhjetë fituesit e përzgjedhur në shorteun e datës 13 mars, të cilët kanë luajtur ndërmjet tyre për të siguruar dy çmimet e preferuara prej 1 milionë lekësh (të vjetra). Në ruletën e fatit, dje Feriti ka siguruar 30,000 lekë, Flora 26,000 lekë, Pavlini 32,000 lekë, Hysniu 27,000 lekë, Mihali 103,000 lekë, Shaqe 28,000 lekë, Tomori 30,000 lekë, Miklovani 34,000 lekë, Remzia 30,000 lekë, si dhe Arbeni 104,000 lekë.
Të tjerë fitues i janë bashkuar Telebingos edhe në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike Pandin në qytetin e Kuçovës. Me mbajtjen e tre zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar shumën prej 105,000 lekësh.
Akile në Fier ishte një tjetër fituese që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve mund të fshihej makina apo “Rroga 2-vjeçare Telebingo”, por me mbajtjen e zarfeve në fund të lojës, ajo ka fituar shumën prej 55,000 lekësh. Ndërsa Farsilete në Korçë ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 80,000 lekësh.
Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe fituesit të radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Haxhiun në kryeqytet, i cili ka siguruar nga loja telefonike shumën prej, 85,000 lekësh. Një tjetër fituese, Drita në kryeqytet i është bashkuar lojës me çmimet e fshehura në zarfe, duke siguruar shumën prej 60,000 lekësh.
Donika në Vlorë ishte fituesja e radhës që ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 100,000 lekësh. Në vijim loja telefonike është ndalur sërish në qytetin e Vlorës, ku Tatiana ka vijuar të luajë me zarfet, duke siguruar shumën prej 140,000 lekësh. Meti në Laç ishte fituesi i fundit i lojës telefonike që ka tentuar të gjejë zarfet me çmimet e mëdha, por me përzgjedhjen e bërë është shpallur fitues i 75,000 lekëve. Ndonëse makina dhe “Rroga Telebingo” (fituesi i të cilës ka të garantuar për dy vite me radhë çdo muaj rrogën prej 50,000 lekësh), nuk janë fituar ditën e djeshme, ato do të jenë sërish në lojë të dielën e datës 27 mars së bashku me shumë çmime të tjera.
Lista e fituesve në Telebingo Shqiptare është zgjeruar edhe më tej, ku është paraqitur edhe një nga fituesit e çmimit të madh të shorteut të datës 13 mars, Gëzim Keta i cili ka marrë çekun me mbi 7.4 milionë lekë të fituara. Ndërkohë që u është bërë thirrje të gjithë lojtarëve të këtij shorteu të kontrollojnë edhe një herë biletat e blera, pasi fituesi i dytë i çmimit të madh të datës 13 mars nuk është paraqitur ende.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.