Nuk ka të ndalur armata e fituesve në Telebingo Shqiptare. Edhe në shorteun e ditës së djeshme me mijëra fitues u janë gëzuar dhuratave dhe çmimeve të mëdha që loja më popullore e fatit ofron për lojtarët e saj çdo të dielë. Ndërkohë që emocione të veçanta dje në Telebingo Shqiptare kanë sjellë edhe fituesit e shorteut special të “Ditës së të Dashuruarve”, të cilët kanë tërhequr shumat e mëdha të fituara, ndërmjet tyre Bingo e Milionere mbi 51 milionë lekë (të vjetra) e fituar nga Alida në Pogradec, “Rroga Telebingo” e fituar nga Astrit Xhaferi në Durrës, makina “Fiat” që është fituar nga Sadik Hysa në Burrel. Në këtë shorte special janë fituar edhe 3 udhëtime turistike në Maldive, Zanzibar, dhe Mauritus, si dhe shumë dhurata e çmime të tjera.
Fituesit e shorteut të hedhur dje
Shpallja e fituesve ka nisur me lojën e ruletës së fatit, ku fillimisht janë përzgjedhur 10 lojtarë që do të luajnë sërish në datën 27 shkurt për të fituar dy çmimet prej 1 milionë lekësh (të vjetra), si dhe shumat e tjera të ruletës. Ndërkohë që dje kanë luajtur me ruletën e fatit dhjetë fituesit e përzgjedhur në shorteun special të “14 Shkurtit”, të cilët kanë siguruar mbi 5.1 milionë lekë (të vjetra). Konkretisht në ruletën e fatit dje, Sindi ka siguruar 45,000 lekë, Artani 37,000 lekë, Andoni 50,000 lekë, Enkeleda 36,000 lekë, Burhani 103,000 lekë, Katerina 35,000 lekë, Myrvete 36,000 lekë, Andrea 34,000 lekë, Enisa 36,000 lekë, si dhe Androniqi 100,000 lekë.
Me surpriza të shumta ka vijuar edhe loja telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Sikundër është bërë traditë tashmë, fituesit e lojës telefonike kanë tentuar të gjurmojnë tre prej çmimeve më të preferuara që janë makina “Fiat”, “Rroga Telebingo” fituesi i të cilës për dy vite me radhë do të marrë çdo muaj shumën e garantuar prej 50,000 lekësh, si dhe çmimi prej 1 milionë lekësh (të vjetra).
Sabriu ishte fituesi i parë i dalë nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve mund të fshiheshin këto çmime të mëdha. Por, me përzgjedhjen e bërë prej tij në fund të lojës, ka siguruar shumën prej 85,000 lekësh. Rizai në Has ishte fituesi i radhës i lojës telefonike që ka siguruar shumën prej 50, 000 lekësh.
Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe fituesit të radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Ilirin në kryeqytet, i cili me mbajtjen e zarfeve më të preferuara ka siguruar shumën prej 100,000 lekësh. Po kaq mirë loja telefonike ka vijuar edhe për Bardhen në Lezhë, i cila ka siguruar plot 95,000 lekë. Violeta në Fier ishte një tjetër fitues që ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 75,000 lekësh. Loja ka vijuar më tej me shpalljen e një tjetër fituesi, kësaj here bëhet fjalë për Alesandron në Laç që ka siguruar plot 60,000 lekë. Xheni në Pogradec ishte fituesja e fundit i dalë nga loja telefonike që ka siguruar plot 80,000 lekë.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,647,900 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 20823 lojtarë të tjerë, që sigurojnë 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 361 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 1,720 lekësh. Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 3, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.