Shpërthejnë milionat në Telebingo Shqiptare. Krahas çmimit të madh të javës, në shorteun e ditës së djeshme janë fituar makina “Mitsubishi”, si dhe “Rroga Telebingo”, fituesi i të cilës për dy vite me radhë do të marrë çdo muaj shumën e garantuar prej 50,000 lekësh.
Këto çmime do të jenë sërish në lojë çdo të dielë të muajit korrik. Mjafton të blini një biletë që kushton vetëm 200 lekë për të qenë ju fituesit fatlumë të këtyre superçmimeve që Telebingo Shqiptare ofron për të gjithë lojtarët e saj.
Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve në shorteun e ditës së djeshme ka nisur me lojën e ruletës së fatit, ku fillimisht janë përzgjedhur 10 lojtarët e çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë serish me ruletën e fatit në shorteun që do të hidhet të dielën e datës 18 korrik, për të siguruar dy çmimet prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera të ruletës.
Ndërkohë që dje në ruletën e fatit Hekurani ka fituar 23,000 lekë, Klejdi 22,000 lekë, Bashkimi 102,000 lekë, Eftali 30,000 lekë, Nazmiu 25,000 lekë, Gjovalini 102,000 lekë, Etleva 23,000 lekë, Isai 26,000 lekë, Spiro 27,000, Shkëlqimi 24,000 lekë.
Fitues të tjerë kanë vijuar t’i bashkohen lojës më popullore të fatit në vend edhe nëpërmjet lojës telefonike me kontrabiletat e përzgjedhura për çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe. Artani në Tiranë ishte fituesi i parë që ka tentuar të gjejë zarfet se ku mund të fshiheshin makina apo edhe “Rroga Telebingo”.
Por me zarfet e mbajtura në fund të lojës ka siguruar shumën prej 70,000 lekësh. Blerimi ishte fituesi i radhës që ka luajtur në lojën telefonike duke siguruar shumën 50,000 lekë. Milan ishte një tjetër fituese që ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 1 milionë lekësh të vjetra.
Loja telefonike është ndalur më tej në qytetin e Fierit, duke përzgjedhur Mirandën si fituese të radhës, të cilës fati i ka buzëqeshur më së miri, pasi me zarfet e mbajtura ka fituar makinën “Mitsubishi”, si dhe shumën prej 35,000 lekësh. Naimi në Peshkopi ka vijuar të luajë me lojën telefonike, duke rrëmbyer një tjetër çmim të preferuar.
Me zarfet e përzgjedhura, Naimi është shpallur fitues i “Rrogës Telebingo”, nëpërmjet të cilës për dy vite me radhë do të marrë çdo muaj shumën e garantuar prej 50,000 lekësh, teksa ka fituar edhe shumën prej 25,000 lekësh në zarfin tjetër. Arturi në Fier ka vijuar të luajë më tej me Telebingo, ku dhe ka siguruar shumën prej 95,000 lekësh. Agimi në Vlorë ishte një tjetër fitues që ka siguruar nga Telebingo shumën prej 95,000 lekësh.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,146,4000 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndahet ndërmjet dy fituesve në kryeqytet, ku secili prej tyre do të marrë nga Telebingo shumën 537,200 lekëve.
Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 13445 lojtarë të tjerë, që sigurojnë nga Telebingo 50 lekë.
Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 237 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 1,825 lekësh. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 2, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo është paraqitur edhe fituesi i çmimit të madh të javës së mëparëshme, i cila ka tërhequr çekun me shumën e fituar. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.
Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.
Si të blini biletat Telebingo online?
Me sistemin e ri tashmë edhe biletat mund ti blini online nëpërmjet shërbimit të Kartës Internet. Kjo kartë herën e parë që ju e blini do t’ju kushtojë 1000 lekë të rinj, shumë e cila do të shtohet në llogarinë tuaj online si kredit për të bërë më pas blerjen e biletave.
Për të realizuar blerjen e biletave online fillimisht duhet të blini kartën tuaj në pikën telebingo më të afërt, ku shitësi krahas kartës do ju pajisë me një kupon që përmban një kod 4-shifror, të cilin duhet ta ruani me shumë kujdes. Në ansjë rast nuk duhet të largoheni nga pika ku po blini kartën pa marrë kuponin që do t’ju duhet detyrimisht për të vijuar procedurat e regjistrimit online.
Pas blerjes së biletës sipas procedurës së përmendur më lart duhet që të aplikoni online në faqen zyrtare të Telebingo Shqiptare www.telebingo.al, ku duhet të klikoni në butonin që shkruan “Regjistrohu” dhe të nisni me plotësimin e të dhënave tuaja. Edhe në këtë rast duhet të bëni kujdes pasi të dhënat duhet të jenë sa më të sakta, veçanërisht sa i takon numrit të telefonit pasi është informacioni kryesor për lojën telefonike!
Sapo keni kryer rregjistrimin dilni në faqen kryesore dhe klikoni në opsionin “Llogaria ime” dhe zgjidhni shërbimin “Llogaria”, ku duhet të klikoni mbi opsionin “aktivizoni kartën tuaj internet”. Në kuadratin e parë me mbishkrimin “Numri i kartës” shënoni kodin 12 shifror që gjendet mbi kartën tuaj, ndërsa në kuadratin e dytë me mbishkrimin “Kodi i aktivizimit” shënoni kodin 4 shifror që gjendet në faturën që ju ka dhënë shitësi.
Në përfundim të kësaj procedure ju jeni gati që të bëni blerjen e biletave online për të luajtur me lojën më popullore të fatit në vend. “Mos harroni… Karta internet është e rëndësishme të ruhet pasi nëpërmjet saj do të mund të bëni rimbushje nëse doni të luani akoma, do të mund të tërhiqni çmimet që keni fituar dhe çdo veprim tjetër”, sqaron Kompania e Telebingo Shqiptare.