Miliona të tëra janë fituar edhe në shoretun e ditës së djeshme në Telebingo Shqiptare.
Me mijëra fitues të përzgjedhur në të gjitha qytetet e vendit kanë siguruar çmimet e lojës telefonike me dhuratat dhe shumat e fshehura në zarfe, çmimet e ruletës së fatit, ato të shortit të goglave për çmimin e madh të javës, “100 sekondave në supermarket”, etj.
Ndonëse makina “Mitsubishi”, apo “Rroga Telebingo”, nuk janë fituar dje, ato do të jenë sërish në lojë në shorteun e radhës.
Shpallja e fituesve ka nisur me përzgjedhjen e 10 lojtarëve të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish me ruletën e fatit në shorteun që do të hidhet të dielën e datës 15 nëntor, për të siguruar dy çmimet prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera të ruletës. Ndërsa në lojën e ruletës së fatit ditën e djeshme Vjollca ka fituar shumën 30,000 lekë, Arbeni 30,000 lekë, Artani 30,000 lekë, Evisa 24,000 lekë, Mirela 25,000 lekë, Rudina 100,200 lekë, Ariana 26,000 lekë, Luisi 26,000 lekë, Bashkimi 22,000 lekë, Anita 30,000 lekë, si dhe Skënderi 102,000 lekë.
Emocione të veçanta në këtë shorte kanë sjellë edhe fituesit e lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ku pjesa dërrmuese e të cilëve kanë fituar mbi 100,000 lekë. Sokoli në kryeqytet ishte fituesi i parë që ka tentuar të gjejë zarfet se ku mund të fshiheshin makina “Mitsubishi”, apo edhe “Rroga 2-vjeçare Telebingo”, fituesi i të cilës për dy vite rresht do të marrë çdo muaj rrogën prej 50,000 lekësh. Por me zarfet e mbajtura në fund të lojës Sokoli siguruar shumën prej 30,000 lekësh, teksa do të luajë edhe në lojën e “100 sekondave në supermarket”, kohë në të cilën do të mund të marrë të gjitha produktet e tij të preferuara.
Një tjetër fitues i dalë nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka marrë nga Telebingo plot 90,000 lekë. Më tej, në betejën me çmimet e fshehura në zarfe, Mihane ka siguruar shumën prej 75,000 lekësh. Gëzimi ishte fituesi i radhës që ka luajtur në lojën telefonike, të cilit fati i ka buzëqeshur më së miri, pasi ka mundur të fitojë plot 120,000 lekë. Me po kaq fat ishte edhe e përzgjedhura e radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Lavdien në qytetin e Lushnjes, që me mbajtjen e zarfeve më të preferuara ka fituar shumën prej 105,000 lekësh. Ndërsa edhe Tatiana në Berat ka siguruar shumën prej 105,000 lekësh. Nëpërmjet lojës telefonike, Burbuqja në qytetin e Fierit ka fituar shumën prej 75,000 lekësh.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,318,400 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.
Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 20639 lojtarë të tjerë, që sigurojnë nga Telebingo 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 380 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 1,310 lekësh. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 3, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo janë paraqitur edhe dy fituesit e çmimit të madh të javës së shkuar, të cilët kanë tërhequr çekun me shumën mbi 11 milionë lekë të vjetra.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.

