Duke shëtitur në çdo qytet, loja më popullore e fatit në vend, Telebingo Shqiptare, edhe për javën që lamë pas ka shpërblyer me dhurata dhe çmime të mëdha me mijëra të përzgjedhur si fitues jo vetëm në lojën telefonike me zarfet, por edhe në lojën e ruletës së fatit, si dhe shorteut të goglave të hedhura për për çmimin e madh që kësaj here ka mbërritur në mbi 14 milionë lekë (të vjetra).
Shpallja e fituesve ka nisur me lojen e “Ruletës së fatit”. Fillimisht janë përzgjedhur 10 fituesit e çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e datës 3 prill për të fituar dy çmimet prej 1 milionë lekësh (të vjetra), si dhe shumat e tjera të rezervuara nga kjo lojë. Ndërkohë mbi 4.3 milionë lekë janë fituar nga dhjetë lojtarët e kësaj loje të përzgjedhur në shorteun e datës 20 mars. Kështu, dje në “Ruletën e Fatit”, Devisi ka fituar 27,000 lekë, Faria ka fituar 28,000 lekë, Ilirjana 24,000 lekë, Aida 26,000 lekë, Brunilda 101,000 lekë, Lindita 36,000 lekë, Anastasia 27,000 lekë, Nertila 30,000 lekë, Veronika 30,000 lekë, Ëngjëlli 26,000 lekë.
Surprizat kanë qenë të shumta edhe në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, ku më shumë fitues kanë tentuar të gjejnë se në cilat prej tyre mund të fshiheshin makina “Fiat”, “Rroga 2-vjeçare Telebingo”, fituesi i të cilës për dy vite me rradhë siguron çdo muaj rrogën prej 50,000 lekësh, si dhe shuma prej 1 milionë lekësh të vjetra.
Teodori në Vlorë ishte fituesi i parë i lojës telefonike që ka tentuar të godasë në shenjë këto çmime, por me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, është shpallur fitues i shumës prej 95,000 lekësh. Një tjetër fituese e përzgjedhur në qytetin e Lushnjes ka vijuar të luajë me çmimet e fshehura në zarfe, ku dhe ka siguruar 55,000 lekë. Loja telefonike është zhvendosur më tej në qytetin e Durrësit, duke përzgjedhur Yllin si fituese të 1 milionë lekëve (të vjetra).
Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe fituesit të radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Petritin në qytetin e Elbasanit, i cili në betejën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, është shpallur fitues i 150,000 lekëve. Më tej, Gjoka në Rrëshen ka fituar nga loja telefonike 70,000 lekë. Marini në Fier ishte një tjetër fitues i lojës telefonike që ka siguruar shumën 1.1 milionë lekësh (të vjetra). Ndërsa Ramazani ishte edhe fituesi i fundit i lojës telefonike që ka siguruar shumën prej 50,000 lekësh.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,491,500 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës shkon në Elbasan, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 10811 lojtarë të tjerë, që sigurojnë nga Telebingo 80 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 103 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 5,470 lekësh. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 9, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo është paraqitur edhe fituesi i çmimit të madh të shpallur në shorteun e datës 20 mars, i cili ka tërhequr çekun me mbi 13 milionë lekë (të vjetra).
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.