Sa vjen e zgjerohet lista e fituesve në lojën me popullore ta fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Shorteu i ditës së djeshme ka gëzuar me çmime të mëdha e shumë dhurata me mijëra fitues në të gjithë vendin, të cilët janë bërë pjesë e lojës telefonike, ruletës së fatit, shortit të goglave për çmimin e madh të javës, “100 sekondave në supermarket”, etj.
Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve dje ka nisur me lojën e ruletës së fatit, ku fillimisht janë përzgjedhur 10 lojtarët që do të luajnë sërish të dielën për dy çmimet e mëdha prej 1 milionë lekësh (të vjetra), si dhe shumat e tjera të lojës. Më tej kësaj loje i janë bashkuar edhe 10 fituesit e shorteut të datës 5 dhjetor, ku Indriti fitoi 27,000 lekë, Deda 24,000 lekë, Sabriu 25,000 lekë, Islami 25,000 lekë, Lleshi 100,000 lekë, Pashku 26,000 lekë, Sabriu 24,000 lekë, Mentori 24,000 lekë, Aliosha 40,000 lekë, si dhe Luljeta 103,000 lekë.
Nëpërmjet lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe edhe dje shumë lojtarë të përzgjedhur si fitues kanë tentuar të gjejnë se ku mund të fshiheshin dy ndër çmimet më të preferuara, makina “Fiat”, si dhe “Rroga 2-vjeçare Telebingo”, fituesi i të cilës për dy vite me radhë do të marrë çdo muaj shumën e garantuar prej 50,000 lekësh.
Astriti ishte fituesi i parë që ka tentuar të gjejë se ku mund të fshiheshin këto çmime të mëdha, por që me përzgjedhjen e bërë ka siguruar shumën prej 25,000 lekësh, teksa do të luajë edhe në lojën e “100 sekondave në supermarket”, kohë në të cilën do të mund të marrë të gjitha produktet e tij më të preferuara. Kristiani në Korçë ka vijuar të luajë në lojën telefonike, duke siguruar shumën prej 100,000 lekësh. Po kaq mirë loja ka ecur edhe për fituesin e radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Martinin në qytetin e Laçit, i cili ka siguruar plot 110,000 lekë. Ndërkohë që më së miri fati i ka buzëqeshur edhe Rezartës në kryeqytet. Me zarfet e mbajtura në fund të lojës, Rezarta ka fituar shumën prej 100,000 lekësh.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,483,500 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndahet ndërmjet dy fituesve në qytetin e Elbasanit dhe të Korçës, ku dhe rezulton të jenë blerë biletat fituese. Secili prej tyre do të marrë nga Telebingo Shqiptare shumën prej 741,750 lekësh.
Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë 19977 lojtarë të tjerë, që sigurojnë nga Telebingo shumën prej 50 lekësh. Ndërsa fitues të serisë me dy linja janëshpallur edhe 345 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 1,620 lekësh. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 9, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo është paraqitur edhe fituesi i makinës “Fiat” të shorteut të datës 5 dhjetor, Roland Taranja që ka marrë këtë çmim të fituar.
Prej disa javësh në të gjitha pikat e shitjes së Telebingo, krahas biletës normale të çdo jave, gjendet edhe bileta speciale e ndërrimit të viteve. Duke blerë këtë biletë që kushton vetëm 300 lekë, ju do të keni shanse të luani dy herë në lojën telefonike të datës 26 dhjetor të këtij viti, si dhe në shorteun e madh të datës 2 janar 2022, ku do të fitohen me patjetër “Bingo Milionere” mbi 100 milionë lekë (të vjetra), një apartament, makina “Fiat”, “Rroga Telebingo”, 2 çmime “100 sekonda në supermarket”, çmimet në zarfe që do të nisin nga 40,000 lekë, si dhe shumë dhurata të tjera surprizë.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.