Pushimet në Maldive, Zanzibar, apo Mauritus nuk do të jenë më vetëm një ëndërr. Me blerjen e një bilete Telebingo Shqiptare që kushton vetëm 250 lekë, ju do të mund të bëheni fitues i një prej këtyre udhëtimeve turistike.
Ndërkohë që surprizat e Telebingos në shorteun special të “Ditës së Dashurisë” që do të hidhet në datën 13 shkurt vijojnë edhe më tej, pasi me këtë biletë krahas tre udhëtimeve turistike, ju do të luani për të qenë fitues edhe i “Bingos Milionere”, mbi 50 milionë lekë (të vjetra), makinës “Fiat”, “Rrogës Telebingo”, çmimet në zarfe do të nisin nga 30,000 lekë.
Po kaq do jetë shuma që do jepet edhe për 10 fituesit që do të luajnë edhe me “Ruletën e Fatit”, teksa do të fitohen edhe shumëdhurata dhe çmime të tjera që do të bëhen publike gjatë ditëve në vijim. Biletën për këtë shorte special tashmë mund ta gjeni lirisht bashke me biletën normale të së dielës në të gjitha pikat e shitjes së Telebingo Shqiptare.
Fituesit e përzgjedhur dje!
Me mijëra kanë qenë edhe fituesit e shpallur gjatë ditës së djeshme në Telebingo Shqiptare. Përzgjedhja ka nisur me 10 lojtarët e çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e radhës të datës 6 shkurtpër dy çmimet e mëdha prej 1 milionë lekësh (të vjetra) dhe shumave të tjera të ruletës. Ndërkohë që dje në “Ruletën e fatit” janë fituar 4.4 milionë lekë (të vjetra) nga 10 fituesit e dalë në shorteun e datës 23 janar. Konkretisht në këtë lojë, dje Oresti ka siguruar shumën prej 35,000 lekë, Elvira 27,000 lekë, Myftari 27,000 lekë, Eduarti 27,000 lekë, Dorjani 106,000 lekë, Flora 32,000 lekë, Miltiadhi 26,000 lekë, Ferdinandi 26,000 lekë, Nexhmija 30,000 lekë, si dhe Luani 104,000 lekë.
Shumë fitues të tjerë i janë bashkuar lojës më popullore të fatit në vend edhe nëpërmjet lojës telefonike. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në qytetin e Shkodrës, duke shpallur Marselën si fituesen e parë, të cilës fati i ka buzëqeshur më së miri, pasi me mbajtjen e zarfeve më të preferuara ka fituar plot 110,000 lekë. Ndërsa Persida ka fituar 65,000 lekë. Më tej një tjetër fitues në lojën telefonike ka siguruar shumën prej 60,000 lekësh.
Viktori në Tiranë ka vijuar të luajë me lojën telefonike ku dhe ka siguruar shumën prej 90,000 lekësh. Jorgjeta në Durrës ka vijuar lojën telefonike duke fituar 60,000 lekë. Po kaq ka fituar edhe Natasha në Korçë. Fati i ka ecur më së miri edhe fitueses së radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Kadifen në kryeqytet, e cila ka siguruar 95,000 lekë nga mbajtja e zarfeve më të preferuara.
Më pas Telebingo ka vijuar me shpalljen e fituesve të dalë nga shorti i goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në shifrën e 1,395,300 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndarëçmimin e madh ndërmjet dy fituesve në: Pogradec dhe Elbasan. Secili prej këtyre fituesve do të marrë nga Telebingo shumën prej 697,650 lekësh. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja.
Konkretisht janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 21949 lojtarë të tjerë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 559 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 940 lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 5, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo janë paraqitur edhe katër fituesit e çmimit të madh të shpallur në shorteun e datës 23 janar të cilët kanë marrë mbi 12 milionë lekë (të vjetra). Ndërkohë që emocione të veçanta ka sjellë edhe Rajmonda e çila ka marrë makinën “Fiat” të fituar në shorteun e datës 23 janar.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.