Nuk kanë të ndalur milionat e fituara në lojën më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Dje krahas çmimit të madh prej afro 15 milionë lekësh (të vjetra)është fituar edhe makina “Fiat”.
Ndërkohë që kanë qenë me mijëra edhe fituesit e tjerë të dalë nga loja telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, lojën e “Ruletës së fatit”, si dhe çmimeve të fituara nga hedhja e shortit të goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas.
Por jo vetëm kaq, me afrimin e “14 Shkurtit”, Telebingo Shqiptare do të zhvillojë një tjetër shorte special kushtuar “Ditës së Dashurisë” në të cilin do të luhet për shumë superçmime.
Kështu, me blerjen e një bilete që do të kushtojë vetëm 250 lekë, ju do të mund të jeni një ndër fituesit e “Bingos Milionere” mbi 50 milionë lekë(të vjetra), makinës “Fiat”, “Rrogës 2-vjeçare Telebingo”,tre udhëtimeve turistike njëjavore në Maldive, Zanzibar dhe Mauritius, çmimet në zarfe do të nisin nga 30,000 lekë, po kaq do jetë shuma që do jepet edhe për 10 fituesit që do të luajnë edhe me “Ruletën e Fatit”, si dhe shumë surpriza dhe dhurata të tjera që do të bëhen publike gjatë ditëve në vijim.
Fituesit e përzgjedhur dje
Përzgjedhja e fituesve ditën e djeshme ka nisur me 10 lojtarët e çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e radhës të datës 30 janar për dy çmimet e mëdha prej 1 milionë lekësh (të vjetra) dhe shumave të tjera të ruletës.
Ndërkohë që dje në “Ruletën e fatit” janë fituar 4.5 milionë lekë (të vjetra) nga 10 fituesit e dalë në shorteun e datës 16 janar. Konkretisht në këtë lojë, dje Silvi ka siguruar shumën prej 40,000 lekë, Agimi 32,000 lekë, Etioni 27,000 lekë, Laerti 105,000 lekë, Oltiona 28,000 lekë, Ermali 36,000 lekë, Fationi 35,000 lekë, Gentiana 27,000 lekë, si dhe Frajdo 100,000 lekë.
Me surpriza të shumta është shoqëruar edhe loja telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, ku shumë prej fituesve u janë gëzuar shumave mbi 1 milionë lekë (të vjetra).
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në qytetin e Fierit, duke shpallur Rajmondën si fituesen e parë, të cilës fati i ka buzëqeshur më së miri, pasi ka goditur në shenjënjëndër çmimet më të preferuara të lojës makinën “Fiat, të cilës i është bashkuar edhe shuma prej 25,000 lekësh.
Enkeleda në Durrës ishte fituesja e radhës që ka marrë nga loja telefonike shumën prej 60,000 lekësh. Më tej Vasilika në Fier ka luajtur me lojën telefonike ku dhe ka siguruar shumën prej 50,000 lekësh. Ndërsa Juliani në Tiranë ka fituar 55,000 lekë. Po kaq ka fituar edhe Rearti në Krujë.
Fati i ka ecur më së miri edhe fituesit të radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Agimin që me përzgjedhjen e bërë ka siguruar nga Telebingo Shqiptare plot 1 milionë lekë (të vjetra). Një tjetër fituese, ka vijuar të luajë me lojën telefonike.
Me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, Hamide ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 1 milionë lekësh(të vjetra). Ndërsa Dituria në kryeqytet ishte fituesja e fundit që ka marrë në lojën telefonike plot 1 milionë lekë(të vjetra).
Më pas Telebingo ka vijuar me shpalljen e fituesve të dalë nga shorti i goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në shifrën e 1,498,840 lekëve.
Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndarëçmimin e madh ndërmjet katër fituesve në: Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Përrenjas. Secili prej këtyre katër fituesve do të marrë nga Telebingo shumën prej 374,710 lekësh. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja.
Konkretisht janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 20277 lojtarë të tjerë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 354 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 1595 lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 5, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo është paraqitur një ndër fitueset e çmimit të madh të shorteut special të Vitittë Ri që ka marrë shumën mbi 35 milionë lekë(të vjetra), si dhe fituesja e çmimit të madh e shorteut të datës 16 janar që ka marrë mbi 19 milionë lekë (të vjetra).
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimetpranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.