Tirana-Crvena Zvezda / Zbulohet formacioni i bardhebluve, bllokohen valët në stadium: Kanë frikë nga ngritja e dronëve

Leda Hysa

Sonte në orën 20:00 do të zhvillohet ndeshja Tirana-Crvena Zvedva në stadiumin kombëtar Qemal Stafa.

Përballja me serbët frikësoi autoritetet se mund të ketë një skenar për ngritjen e dronëve nisur nga ajo që ndodhi me Kombëtaren në Beograd disa vite më parë, por edhe për faktin që nuk do të ketë tifozë dhe mesazhin e tyre ultrasit mund ta japin në një tjetër mënyrë.

Kjo ka bërë që pranë stadiumit të pozicionohet një makinë e gardës cila është e pajisur me bllokues valësh që e bëjnë të pamundur ngritjen e dronëve të telekomanduar.

Teksa i afrohemi fillimit të ndeshjes bardheblutë e kryeqytetit kanë zbuluar edhe 11-shen startuese.Ashtu siç pritej, Emanuel Egbo nuk ka sjellë asnjë surprizë në formacionin e Tiranës që do të zbresë në fushë nga minuta e parë në sfidën kundër Crvena Zvezda.

I vetmi ndryshim i pritshëm nga ndeshja e javës së shkuar kundër Dinamo Tbilis është aktivizimi i Hoxhallarit në krahun e majtë të mbrojtjes në vend të Ismajlgecit.

Ndërkohë, sulmi edhe një herë do t’i besohet Ernest Muçit.

l.h/ dita

Share This Article