Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 20-vjeçarit Xhulio Seferi që u mbyt në Shpellën e Pëllumbasit.
Këtë të martë kërkimet vijuan në grykën e Skuranës në lumin Erzen. Do të devijohet sërish nga forcat xheniere edhe një pjesë tjetër e lumit, pasi rrjedha është shumë e fuqishme dhe terreni paraqitet shkëmbor dhe tejet i thepisur.
Kërkimet vijojnë edhe nga një grup punonjësish policie të Stacionit të Policisë Farkë.
Krahas Xhulio Seferit, në humnerë ra dhe 21-vjeçari Fabio Dukagjini, i cili u shpëtua të shtunën, ditën kur ndodhi ngjarja.
s.a/dita
