U gjend pas 6 orësh në humnerë i plagosur rëndë, ndërron jetë alpinisti që shoqëronte gazetarin Lela, edhe i plagosuri tjetër, në gjendje kritike

redaktor

 

Alpinisti Ndoc Mula, i cili mbeti mbi gjashtë orë në greminë në malin e Munellës ka ndërruar jetë.

Mësohet se Mula u gjet pas shumë orësh kërkim dhe u nis për në spital, por nuk arriti që tu mbijetonte pagëve të marra.

60-vjeçari ishte me gazetarin Alfred Lela dhe tre të tjerë duke zbritur malin e Munellës në momentin që tre prej tyre, përfshirë Mulën, kanë rrëshqitur në humnerë.

Nga grupi i shokëve, në gjendje të rëndë është edhe Ilir Shyti, ndërsa gazetari ka marrë një plagë në këmbë.

n.s. / dita

 

Share This Article