Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Berat në vendin e quajtur “Ura e Goricës”.
News 24 raporton se viktima është shtetasi me iniciale SH.M., 46-vjeç, banues në Kamçisht. AI ishte edhe punonjës në Bashkinë e Beratit.
Bëhet e ditur se ai ishte duke prerë një pemë në momentin që ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme, duke i marrë edhe jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale në vendngjarje.
L.H/ DITA
