Që jam një i majtë,
dhe nga gurët dihem,
ndaj dhe Socialistes,
kot s’i kundërvihem!
Në bindjet e mija,
unë jam i prerë,
dhe pas berihajit,
s’vete asnjëherë!.
Në kohë trubullirash,
duhet të jesh burrë,
dhe bythën-si kurvat,
mos e dredhësh kurrë!
Duhet të mos jesh,
ti një pelivan,
që dhe për kritikat,
të punosh me plan!
Nëse sot Lulashin,
do të kritikosh,
nesër nga Edvini,
“pushkën” të drejtosh!
S’ka qenë e s’do jetë,
orientimi im,
që këtu kritikat,
të jenë barazim!
Jo se me qëllim,
të majtët kursej,
po shumë ligësi,
tek ata nuk gjej!
Në fakt tek ata,
s’ngjit shumë ligësia,
siç ngjit tek PD-ja,
dhe tek LSI-ja!
E kam thënë shpesh herë,
e them përsëri,
se sot Shqipëria,
ka më shumë liri!
Njerëzit gjithandej,
protestojnë pa frikë,
lere se ç’thotë Luli,
dhe zonja Monikë!
Ramës me yrish,
shumë i janë qepur,
po Rama siç duket,
është i paepur!
Askush s’e thotë dot,
që s’mërzitet kurrë,
çdo qën që del rrugës,
s’mund ta zësh me gurë!
Nëse kjo do ndodhte,
ai e kupton,
s’do arrinte kurrë,
në destinacion!
Dëgjoj opozitën,
legen pas legeni,
Ramën paraqisin,
si tip Bin La Deni!
Ca presin replika,
kur e bombardojnë,
po Rama s’u kthehet,
sikur s’ekzistojnë!
Fjala vjen Vasili,
s’ka lënë gjë pa thënë,
po Rama me gojë,
emrin s’ja ka zënë!
Po kështu dhe Monës,
që përdor kërbaç,
Edvini me gojë,
s’i tha njëherë:”Plaç!”
Thuhen mijëra fjalë,
po fare pak ngjisin,
është njëlloj me vdekjen,
kur s’të llogarisin!
Unë jam një i majtë,
sot e njëqind vjet,
edhe socialistët,
dua në pushtet!
Dhe jo se me mua,
i ndajnë të mbjellat,
po janë qytetarë,
nuk kanë dalë nga shpellat!
Arben Duka
