Unioni oferta të përzemërta Britanisë së Madhe

redaktor
Ryga, Łotwa, 22.05.2015. Przewodniczący Rady Europejskiej Donald Tusk (L), przewodniczący Komisji Europejskiej Jean-Claude Juncker (P) i premier Wielkiej Brytanii David Cameron (C) podczas drugiego dnia Szczytu Partnerstwa Wschodniego w Rydze, 22 bm. W drugim dniu obrad Partnerstwa Wschodniego, unijnego programu zacieśniania współpracy z Armenią, Azerbejdżanem, Białorusią, Gruzją, Mołdawią i Ukrainą, kontynuowane są negocjacje ws. deklaracji końcowej oraz ma zostać podpisane memorandum ws. unijnego wsparcia dla Ukrainy. (ukit) PAP/Radek Pietruszka ***Zdjęcie do depeszy PAP pt. Łotwa/Szczyt Partnerstwa Wschodniego przygotowuje deklarację ryską***

Britania e Madhe ka kohë që kërcënon Unionin për kryerjen e një referendumi, për qëndrim apo dalje në BE, në rast se kërkesat e saj për rishikim të pozicionimit britanik nuk merren parasysh. Në thelb, kërkesat prekin rishikim të traktateve të BE-së, si edhe reformim të Unionit në disa fusha të tij. Këtë javë, kreu i Këshillit Evropian, Donald Tusk nëpërmjet një letre që i dërgon Këshillit, ekspozon një përmbledhje të situatës së deritanishme, duke shfaqur edhe pozicionimin paraprak të Unionit, ndaj kërkesave britanike. Një pasqyrim, që kryhet në frymën informuese përpara Samitit të dhjetorit të drejtuesve të vendeve anëtare të BE-së, që pritet të trajtojë ndër të tjera edhe çështjen e kërkesave britanike.

Por, çfarë konstatohet nga pozicionimi fillestar i Unionit, që paraqet kreu i Këshillit në këtë letër ?

Së pari, në lidhje me Eurozonën dhe vendet që nuk bëjnë pjesë në të, marrëveshja po përpiqet të inkuadrohet në një optikë favorizuese për të dy palët. Pra, një marrëveshje “përreth një seri principesh, që do të garantojnë mundësinë për zonën Euro, të vazhdojë të zhvillohet dhe të funksionojë në mënyrë efikase, duke evituar njëkohësisht çdo formë diskriminimi kundrejt vendeve anëtare, që nuk janë ende pjesë e euros, ose që në disa raste, nuk bëjnë pjesë në të.” Në këtë kuadër, pritet të shqyrtohet edhe mundësia për të krijuar një mekanizëm, që do të mbështesë këto principe, duke i lejuar vendeve anëtare, që nuk bëjnë pjesë në euro të shprehin shqetësimet e tyre dhe të dëgjohen, nëse gjykojnë, se këto principe nuk janë respektuar, por pa e shndërruar këtë, në një të drejtë veto.

Ku qëndronte shqetësimi britanik në lidhje me këtë pikë ? Përgjatë auditit, që u krye nga autoritetet britanike dhe iu prezantua fillimisht të gjithë vendeve anëtare për konsultim, shqetësimi kryesor lidhej me faktin se, integrimi gjithnjë e më i thelluar ndaj zonës euro, modifikon thellësisht qeverisjen e Unionit dhe kuadrin e tij të veprimit. Qëndrimi britanik është pro mbështetjes së projektit për një integrim më të madh të zonës Euro, në të cilin ajo nuk kërkon të integrohet, por me kushtin që ky thellim i Eurozonës të mos cenojë në asnjë mënyrë, apo formë interesat britanike. Në këtë kuadër, pasqyroheshin edhe një sërë pretendimesh teknike, që nuk duhet të shkaktojnë një shkallë diskriminimi apo tensionimi, mes vendeve anëtare të eurozonës dhe atyre jashtë saj.

Së dyti, është çështja e konkurrencës dhe e tregut të brendshëm, ku pozicionimi i Unionit duket sërish në harmoni me kërkesat britanike për promovimin dhe thellimin e mëtejshëm të tyre. Përgjatë auditit të prezantuar paraprakisht, autoritetet britanike kanë vlerësuar se, tregu i përbashkët ka kontribuar në rritjen ekonomike të Britanisë, se efekti 20 vjeçar i liberalizimit të tij është jashtëzakonisht i dobishëm dhe se kjo duhet të thellohet akoma më tej dhe të ngelet bërthama e ndërtimit evropian. Ky vlerësim pozitiv i Britanisë ngelet i njëjtë edhe ndaj qarkullimit të lirë të shërbimeve financiare dhe të kapitalit. Por, gjithmonë në hezitimin apo riskun, që autoritetet vlerësojnë se, integrimi i thelluar i Eurozonës mund të dëmtojë tregun e përbashkët të kapitaleve dhe shërbimeve financiare. Sfera të tjera, që parashtronte auditi prekin fusha si politikat sociale dhe të punësimit, që kërkojnë një proces legjislativ më transparent dhe ku roli i vendeve anëtare në këtë proces duhet të jetë më i lartë, por edhe mbrojta e konsumatorëve, që vlerësohet se haset me politika jo dhe aq mirë të hartuara dhe të zbatuara, pasi harmonizimi nuk parashikon kushtet sociale, kulturore dhe ekonomike të çdo vendi anëtar.

Së treti, fusha që kërkohet reformim lidhet me sovranitetin. Pozicioni paraprak i Unionit, vlerëson se, një “bashkim gjithnjë e më i ngushtë mes popujve” i lejon vendeve të ndryshme, që të ndjekin përqasje të ndryshme integrimi”. Ato vende, që duan të thellojnë integrimin mund të avancojnë më tej, duke respektuar në të njëjtën kohë vullnetin e atyre vendeve që nuk dëshirojnë thellimin e mëtejshëm. Ky qëndrim paraprak konsideron gjithashtu se, ekzistojnë pikëpamje të gjera mbi rëndësinë e rolit të parlamenteve kombëtarë në gjirin e Unionit dhe theksi është vendosur qartësisht mbi principin e subsidiaritetit. Por, ndonëse ka një shqetësim britanik në lidhje me sovranitetin, efekti që krijon avancimi i thelluar i një grupimi, siç presupozohet të kryhet në bërthamën e Eurozonës, ka shfaqur edhe një shqetësim të kundërt, se mos kjo bërthamë vendesh duke u thelluar më tej, mund të çojë edhe në një integrim më të konsoliduar të politikës së jashtme të sigurisë dhe të mbrojtjes, duke shmangur vendet, që nuk i përkasin Eurozonës.

Së katërti, një nga pikat që duket se, do të kërkojë debat dhe negocime të vazhdueshme është fusha e qarkullimit të lirë të personave dhe çështja e sistemit të sigurimeve sociale. Kreu i Këshillit, Donald Tusk shpjegon se, për momentin nuk ka konsensus mes vendeve anëtare, mbi kërkesat britanike, që lidhen me personat që mbërrijnë në Britani nga vendet e tjera të BE-së për të jetuar aty, të cilët duhet të jenë të detyruar të kontribuojnë në sistemin e sigurimit social, përgjatë katër viteve të tyre të para të qëndrimit në Britani përpara se, të jenë përfitues të tij. Pra, përfitues, në kuptimin e marrjes së asistencës së papunësisë, ndihmës sociale apo përfitimit të një banese sociale. Unioni pret të dëgjojë sërish argumentet e kryeministrit britanik Kamerun, duke synuar një debat të gjerë për gjetjen e mundshme të konsensusit.

Kjo e fundit, duket se do të jetë edhe një nga pikat, që mund të hasë në përplasje të vazhdueshme, për të arritur në një marrëveshje të përbashkët. Në fakt, ndonëse ka një perceptim jo pozitiv të qytetarëve britanikë, ndaj qarkullimit të lirë të personave dhe abuzimeve që ato pretendojnë se kryhen ndaj sistemit social, këto gjykime mbi këto pika nuk gjejnë mbështetje në raporte analitikë. Çështja duket se, është më delikatja nga të gjitha, për arsye se, tashmë është shprehur qëndrimi jo elastik i BE-së, pavarësisht idesë në parim për debate dhe negocime, çka ka detyruar së fundmi kryeministrin britanik Kamerun, të nisë edhe një sërë konsultimesh me vende të ndryshme anëtare, që njohin një emigracion të lartë në Britani, si Polonia apo Rumania. Synimi, t’i bindë ato në lidhje me këtë çështje, për të gjetur mënyrën për të lejuar shtetet anëtare, të bëjnë ndryshime në sistemin e sigurisë së tyre sociale. Ndonëse nuk dihet pozicionimi i Rumanisë, qëndrimi i Polonisë është bërë i njohur, duke mbështetur gjerësisht qëndrimin e domosdoshëm të Britanisë ë Madhe në Union, por duke mos pranuar në asnjë mënyrë çështjen e kufizimeve të sistemit të sigurisë sociale.

Britania e Madhe ka një ndjeshmëri të lartë në lidhje me çështjen e qarkullimit të lirë të personave dhe sistemit të sigurisë sociale, pasi ndryshe nga vende të tjera të Unionit, që u bënë pjesë e dispozitave shtrënguese për krijimin e një faze tranzicioni, pas zgjerimit të Unionit në vitin 2004, Britania e refuzoi këtë aplikim. Kjo bëri, që vendi të përballet me një fluks të lartë migrimi nga shtetas të vendeve anëtare të BE-së, kryesisht të Evropës lindore, por edhe asaj qendrore. Fluksit të lartë prej rreth një milion shtetas nga BE, i janë shtuar edhe shtetas të tjerë të BE-së, por që tashmë vinin nga vendet e jugut, të përballura me krizën ekonomike, që prej vitit 2008. Unioni nuk është shumë favorizues në lidhje me këtë pikë. Të njëjtin qëndrim ka shprehur edhe Berlini, duke insistuar më shumë në krijimin e instrumenteve dhe përdorimin e mekanizmave ligjorë për ndëshkimin e rasteve të abuzimit, se sa fshirjen e këtyre të drejtave në tërësi. Gjithsesi, i rëndësishëm është fakti se, tendencat për të gjetur rrugën e duhur të kompromisit mes palëve, tashmë kanë kohë që janë të konfirmuara.

Siç edhe kreu i Këshillit Tusk konfirmon në mbyllje të letrës, se:

“Objektivi ynë është gjetja e zgjidhjeve, që i përgjigjen më mirë kërkesave të Kryeministrit britanik Kamerun, duke konsoliduar në të njëjtën kohë, bazat mbi të cilat ngrihet BE. Pasiguria në lidhje me të ardhmen e Britanisë së Madhe në gjirin e Unionit është një faktor destabilizues. Për këtë arsye, ne duhet të gjejmë një mënyrë për t’iu përgjigjur shqetësimeve britanike, sa më shpejt të jetë e mundur. Në kohën kur gjeopolitika është rikthyer në Evropë, ne duhet të tregohemi të bashkuar dhe të fortë. Kjo, është në interesin tonë të përbashkët dhe në interesin e çdo vendi anëtar. Britania e Madhe ka luajtur një rol konstruktiv dhe të rëndësishëm në zhvillimin e Unionit Evropian dhe jam i bindur se, do të vazhdojë ta kryejë edhe në të ardhmen.”/im.ta/

 

Shkrime te tjera: 

Kur Britania e Madhe kërcënon

Britania e Madhe drejt “divorcit” me Gjykatën e Strasburgut

 

 

 

Share This Article